Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Emirjana Vata: Çfarë u mungon femrave në Shqipëri?

Suksesi i grave apo shpeshhere dhe vete ekzistenca e tyre,shoqerohet me veshtirsi te pafundme. Dhe kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet me te zhvilluara.

Perfshirja e femres ne jeten sociale dhe politike ne vendin tone ka qene e veshtire por sot gjerat nuk jane me njesoj sepse pavarsisht ashpersise se politikes dhe politikberesve shqiptare,tavani i qelqte eshte krisur per te mos thene qe eshte thyer. Tashme femra mund te jete kudo,deri ne instancat me te larta drejtuese. Pavarsisht kesaj,numri i femrave ne jeten politike dhe sociale persa i perket pozicioneve drejtuese apo ne nivel perfaqsimi,eshte akoma i vogel. Sot,ne 140 deputete te Parlamentit te Shqiperise,29 jane femra.

Aktualisht, ne legjislacionin tone zgjedhor eshte detyrim perfshirja e femrave ne masen 30 %, ne listat e kandidateve per deputete. Fatkeqsisht ky ka qene nje propozim i nderkombetareve,duke pare paaftesine e politikes shqipetare per te integruar femren ne te.Mgjs u propozua nga nderkombetaret,eshte nje kriter qe ndiqet deri diku. Pra,le te vlersojme si fillim ate qe kemi sepse ky nuk eshte nje problem qe e kemi vetem ne. Ne 196 vende te pavarura te botes,vetem 17 drejtohen nga grate. Ne total, ne mbare boten, grate zene 20 % te vendeve ne parlament. E nese shohim perqindjen e grave ne role drejtuese,ajo eshte akoma edhe me e vogel ne kompanite private.

Advertisement

Ne vendin tone ekzistojne disa stereotipe per femren.Dy me te ndeshurat jane: gruaja e mire,shtepiake e devotshme e cila sakrifikon veten per familjen dhe te tjeret dhe stereotipi i dekadave te fundit, i gruas qe punon dhe ka jete sociale por se ciles shpeshhere i duhet te zgjedhe mes familjes dhe karrieres, sikur keto te dyja te jene gjithmone te papajtueshme. Ndryshe nga femrat, meshkujt kane nje stereotip , ata jane siguruesit e te ardhurave,te vendosur,te sigurte e te forte.

Nuk eshte e lehte te anashkalohet prova e paragjykimeve dhe e stereotipave ne nje vend ku opinioni vret. Por nuk eshte as e pamundur. Gjithcka qe nje grua duhet te beje eshte te shperfille cfar pret shoqeria prej saj,te jete ambicioze dhe te luftoje per te bere perpara.

Kemi zonja dhe zonjusha qe kane treguar se femra mund te jete lidere e forte,e vendosur dhe e sigurte.Keto femra, duhet te jene jo vetem modeli dhe frymezimi per te tjera qe e deshirojne kete por edhe te ndihmojne qe te kete sa me shume gra ne jeten politike dhe sociale te vendit sepse kush me mire se femra mund te perfaqsoje deshirat,nevojat,domosdoshmerite e femres ne vend. Fatkeqsisht kjo nuk ndodh, nuk ndodh ketu…nuk ndodh askund. Lufta brenda llojit eshte me e forte tek femrat se tek meshkujt. Femrat nuk e mbeshtesin njera tjetren. Eshte per te ardhur keq,sepse nese femrat do te bashkonin fuqite,nuk do te diskutohej me,per pabarazi gjinore. Femrat jane te zgjuara, te afta, te sakrifices, te ndjeshme etj etj. Por nuk jane bashke. Nese nje grua arrin te caje ne politiken e ashper te vendit tone dhe te kete rol perfaqsues ne kuvend, ajo ka mundesine te terheqe edhe shume prej nesh pas vetes duke I motivuar dhe duke I dhene mundesi. Femrat e meritojne kete. Nese nje femer merr pozicion drejtues ne kompani private, pse te mos merret edhe me ndryshimet e politikave te perfshirjes se me shume femrave ne kompanite private? Kur kjo mbeshtetje mungon nga vete femrat, si mund te ankohemi dhe te pretendojme qe meshkujt ta bejne?

Ambicia, eshte nje tipar qe ose nuk e kane femrat shqiptare,ose e mbajne te fshehur pikerisht per hir te paragjykimeve. Ndodh shpesh qe femra ambicioze te paragjykohet si egoiste dhe e padenje per shoqerine. Dhe kjo e veshtirson idene e te shfaqurit te aftesive. Qe ne lindje,vajzat shqiptare ushqehen me paragjykim dhe inferioritet. Djali, mashkulli (vellai,babai e cdo pjestar mashkull) ka gjithmone te drejte. Dhe kete me se shumti e ushqen nena,e cila eshte ushqyer vete me nje ndjenje te tille. Dhe kjo,demton egon e femres qe ne vogeli. Pavarsisht se femrat arsimohen me shume se meshkujt,pavarsisht se femrat mund te punojne me shume se meshujt,ato jane gjithmone te dytat ne renditje.

Femra ne Shqiperi ndeshet me probleme reale ne boten profesionale duke perfshire seksizmin e hapur apo te fshehte,diskriminimin dhe ngacmimin seksual. Para pak ditesh ne nje nga mediat e shkruara kishte nje njoftim per pune. Kerkohej asistente zyre dhe nder kriteret e shkruara,e dyta ne renditje pas arsimimit ishte: te jete e paraqitshme. Nuk kishte vlere te lexohej me shume se aq sepse mund te kuptohet qarte qe personi qe kerkonte asistenten e zyres ishte mashkull,e per te mos humbur kohe me shume intervista,vuri kriterin qe atij i interesonte. Probleme te tjera te nje femre ne lidhje me perparimin ne karrieren ka plot. Femra ne Shqiperi eshte edhe grua e devotshme,nene e mire, shume e perkujdesur, e kujdesshme ne jeten sociale dhe punonjese e zonja.Te gjitha keto duhet ti beje vete dhe ndonjehere ta beje diten 48 ore sepse 24 nuk i dalin.Nuk ka ndonje fleksibilitet apo tolerim per faktin qe duhet te jete kaq e gjithanshme. Nderkohe nga ana tjeter meshkujt,e kane shume me te thjeshte ne kete drejtim,prandaj edhe eshte me e thjesht per to te perparojne ne karriere.

Ajo qe i mungon femres ne Shqiperi eshte organizimi i perbashket per jeten sociale. Ato rrugetojne vetem dhe prandaj e kane kaq te veshtire. Rrjetet e grave per barazi gjinore jane dhe trajtojne fuqishem kete ceshtje duke dhene dhe alternativa se si kjo gje mund te arrihet por sa gra jane te interesuara per kete? Nuk ka ndodhur ndonjehere qe femrat ne Shqiperi te ngrihen per ndonje shqetesim te vetin,te organizohen dhe te dalin per te protestuar per te drejtat e veta. Zera te vecuar qe ngren koke, ka cdo dite. Madje jane zera te zgjuar e te bukur por per sa kohe te jene te vetem,ata do te kene nje rreze degjimi shume te shkurter. Te gjitha femrat duan te njejten gje: te ndihen mire me zgjedhjet e tyre dhe te vlersohen nga ata qe kane perreth, keshtu qe le te fillohet duke vlersuar njera tjetren…

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

LAJMI I FUNDIT: KAPET 2.5 KG HEROINE NE PORTIN E DURRESIT

Next Post

Njoftim për shqiptarët e Greqisë nga Ambasada shqiptare në Athinë

Advertisement