Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Disa arsye të pazakonta pse shtojmë në peshë

Nëse po merrni më shumë kalori se zakonisht, apo keni pakësuar sportin, është normale të shtoni në peshë. Por, nëse e bëni gjithçka si më parë dhe përsëri po shtoni në peshë, duhet ta kërkoni më thellë shkakun e këtij shtimi… Ja, çfarë duhet të dini!

1. Mungesa e gjumit
Ka dy arsye pse mund të shtoni në peshë kur keni probleme me gjumin. Së pari, nëse flini vonë, ka gjasa të hani vonë natën, gjë që do të thotë të merrni edhe më shumë kalori. Një tjetër arsye është ajo që ndodh në trupin tuaj, kur keni mungesë gjumi: Ndryshimet në nivelin e hormoneve shtojnë urinë dhe oreksin e gjithashtu, ju bëjnë të mos ndjeheni shumë të ngopur pasi keni ngrënë.
2. Stresi
Kur kërkesat e jetës bëhen shumë të fuqishme, trupi ynë kalon në fazën “e mbijetesës”. Ai sekreton kortizolin, “hormonin e stresit”, që shkakton një rritje të oreksit. Pastaj, është e qartë se ne kërkojmë ushqime kalorike që na bëjnë të ndjehemi mirë kur jemi të stresuar. Ky kombinim është terreni ideal për të shtuar në peshë.
3. Ilaçet antidepresive
Një nga efektet e padëshirueshme të disa antidepresivëve është shtimi në peshë. Flisni me doktorin për të bërë ndryshime në trajtimin tuaj, nëse mendoni se ilaçi ju shton në peshë, por mos e ndërprisni apo ndryshoni kurrë ilaçin tuaj vetë. Ka njerëz që pësojnë një shtim në peshë pas fillimit të trajtimit, thjesht sepse ndjehen më mirë, gjë që e shton oreksin. Në fund, edhe depresioni në vetvete mund të shkaktojë shtim në peshë.
4. Steroidet
Mjekimi me steroide (ilaçe antiinflamatore), siç është prednisone, njihet për shtimin në peshë. Mbajtja e lëngjeve dhe oreksi i shtuar janë arsyet kryesore. Disa njerëz mund të shohin një ndryshim të përkohshëm në mënyrën se si trupi i tyre grumbullon dhjamë gjatë marrjes së steroideve, në vende si fytyrë, bark, ose pas qafës. Nëse keni marrë steroide për më shumë se një javë, mos i ndërprisni menjëherë, sepse kjo mund të shkaktojë probleme serioze. Flisni me doktorin tuaj më parë.
5. Ilaçet
Disa ilaçe të tjera janë të lidhura me shtimin në peshë. Lista përfshin ilaçe antipsikotike (të përdorura për të trajtuar çrregullime si skizofrenia dhe çrregullimi bipolar), bashkë me ilaçet që trajtojnë migrenën, ngërçet, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Këshillohuni me doktorin për të gjetur ilaçin që trajton simptomat tuaja dhe pakëson efektet dytësore.
6. Mos u nxitoni për pilulën
Ndryshe nga ç‘mendohet, kombinimi i pilulave kontraceptive (estrogeneve dhe progesteronit) nuk është provuar se shkakton shtim të gjatë në peshë. Mendohet se disa gra që marrin pilula të kombinuara, mund të kenë një lloj shtimi në peshë të lidhur me mbajtjen e lëngjeve, por zakonisht, kjo nuk zgjat shumë. Nëse ende nuk jeni të bindur, atëhere flisni me doktorin tuaj.
7. Hipotiroidizmi
Nëse tiroidja juaj nuk prodhon aq sa duhet hormon tiroidik, ka gjasa të ndjeheni të lodhur, të dobët, të keni ftohtë dhe të shtoni në peshë. Pa sasinë e duhur të hormonit të tiroides, metabolizmi juaj ngadalësohet, gjë që shton mundësitë për të marrë kilogramë të tepërt. Edhe një tiroide që funksionon në kufirin minimal të mundshëm, mund të shkaktojë shtimin në peshë. Trajtimi i hipotiroidizmit me ilaçe mund t’ju bëjë të bini pak në peshë.
8. Mos akuzoni menopauzën
Shumica e grave shtojnë në peshë rreth menopauzës, por ka mundësi që hormonet të mos jenë shkaktari i vetëm për këtë. Plakja ngadalëson metabolizmin, kështu që ju digjni më pak kalori. Edhe ndryshimet në stilin e jetesës (si për shembull pakësimi i sportit) luajnë rolin e tyre. Por ai që ka lidhje me menopauzën është vendi ku grumbullohet dhjami, më shumë rreth belit, sesa në ije dhe kofshë.
9. Sindroma e Cushing-ut
Shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme e sindromës së Cushing-ut, si pasojë e të cilës trupi prodhon shumë hormon stresi, kortizol, i cili shkakton shtimin në peshë dhe çrregullime të tjera. Ju mund ta keni këtë sindromë nëse merrni steroide për astmën, artritin apo lupusin. Kjo ndodh edhe kur gjendrrat tuaja prodhojnë shumë kortizol, ose mund të jetë e lidhur me një tumor. Shtimi në peshë bëhet më shumë rreth fytyrës, në qafë, në pjesën e sipërme të kurrizit, apo bel.
10. Sindroma e vezoreve polikistike (PCOS)
PCOS është një problem hormonal i zakonshëm te gratë në moshën pjellore. Shumica e këtyre grave kanë kiste të vogla në vezoret e tyre, gjë që shkakton një çrregullim hormonal që ndikon në ciklin menstrual të gruas dhe mund të shkaktojë akne e pilozitet (qime) të tepruar. Gratë me këtë sindomë janë rezistente ndaj insulinës (hormonit që kontrollon sheqerin në gjak), gjë që mund të shkaktojë shtimin në peshë. Pesha ka tendencë të grumbullohet në zonën e barkut, duke i bërë këto gra të rrezikohen më shumë nga sëmundjet e zemrës.
11. Lënia e duhanit
Lënia e duhanit është gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin. Kur e lini atë, mund të shtoni pak në peshë, por jo aq sa mund të mendoni. Në përgjithësi, njerëzit që e lënë duhanin, shtojnë më pak se 5 kilogramë, por ju duhet të mos ndjeni më uri disa javë pasi e keni lënë, gjë që lehtëson punën për të rënë në peshë.

Ç’duhet të bëni nëse shtoni në peshë papritur?
1. Mos i ndërprisni apo ndryshoni ilaçet pa u këshilluar më parë me mjekun. Vlerësojeni rëndësinë e ilaçit që jeni duke marrë, pasi ai mund të jetë kritik për shëndetin tuaj. Shtimi në peshë mund të ketë edhe shkaqe të tjera dhe doktori mund t’ju ndihmojë të gjeni se çfarë po ndodh.
2. Mos e krahasoni veten me persona të tjerë që marrin të njëjtin ilaç. Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat efekte dytësore ndaj të njëjtit ilaç. Edhe nëse një ilaç e ka bërë dikë tjetër të bjerë në peshë, mund të mos ndodhë e njëjta gjë me ju.
3. Nëse shtimi në peshë ka ardhur për shkak të mbajtjes së ujit, kini parasysh se kjo peshë nuk është e përhershme dhe nuk është dhjamë. Pasi të keni ndërprerë ilaçin apo problemi juaj të jetë rregulluar, fryrja nga uji mund të pakësohet. Ndërkohë, pakësoni kripën nga ushqimi.
4. Konsultohuni me doktorin për ndonjë ilaç tjetër që mund të merrni. Në shumë raste, ai mund të bëjë zëvendësimin e ilaçit me një tjetër që nuk ka të njëjtin efekt dytësor.
5. Mësoni nëse shtimi në peshë shkaktohet nga një ngadalësim i metabolizmit, ose nga ndonjë problem tjetër mjekësor, apo mjekim. Në rastin e parë, zhvilloni aktivitete fizkulturore që nxisin metabolizmin. Vazhdoni të lëvizni!

Advertisement

Të reja
Nëse ha më pak, frenon plakjen
Dietat që kufizojnë marrjen e kalorive janë të afta të frenojnë plakjen. Zbulimi është bërë nga studiuesit e Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Nju Jorkut. Studimi, që është prezantuar në Kongresin e Shoqërisë për Neuroshkencën, në Uashington, ka treguar se një regjim ushqimor me një sasi të ulët kalorish, bllokon te minjtë zhvillimin e 900 geneve të ndryshme, të lidhura me plakjen. Shkurt, fjala e urtë se “je ajo që ha”, ka tashmë një bazë që përforcon tezën e nutricionistëve: Dieta të lehta, me pak karbohidrate, mund të na bëjnë të jetojmë më mirë dhe më gjatë.
“Studimi ynë, thotë Stefen Xhinsberg, autori i studimit, tregon se konsumimi i pak kalorive është praktikisht i aftë të ndalojë veprimin plakës të disa geneve. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se pakësimi i ushqimit mund të jetë burimi i rinisë, por ka disa elementë në favor të tezës se një ushqim “i lehtë” mund të vonojë efektet e plakjes dhe të disa sëmundjeve neurodegjeneruese”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi i javës 2-8 mars

Next Post

Test A e dini çfarë i shkakton rrudhat dhe si reduktohen ato?

Advertisement