Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mall për ty...
Cila është e vërteta e përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS? Nga Artan KRISTO
Birësova një fëmijë me sindromën Daun

Cila është e vërteta e përjashtimit të Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS? Nga Artan KRISTO

Nga gjithë ç’kemi dëgjuar e lexuar deri tani për çështjen Doshi mendoj se enigma më e madhe mbetet arësyeja e përjashtimit të tij. Po të lexosh dy deklarimet që janë bërë për përjashtimin e tij nga dy burimet më të rëndësishme, PS dhe Ambasada Amerikane, e kupton se ka diçka që nuk shkon. Duke lexuar fjalimin e Edi Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe deklaratën e Ambasadës Amerikane për këtë problem vëren se të dyja nxjerrin zbuluar njera tjetrën duke dhënë arësye të ndryshme për përjashtimin e zotit Doshi.

Ja konkretisht: Ambasada amerikane deklaron qartë e prerë se Tom Doshi është përjashtuar si njeri i kriminalizuar, madje përshëndetet ky veprim: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar zotin Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Nxisim te gjitha partite politike ne Shqiperi te largojne individet e perfshire ne veprimtari kriminale apo korruptive” , thuhet në deklaratën e Ambasadës që mbështetet edhe nga një deklaratë e BE-së.

Ku e mësoi Ambasada amerikane këtë arësye të përjashtimit të Tomës? Në fjalimin e Ramës, ku jepet “pretenca” për Doshin dhe botuar sot ne mediat “online”, fjala “i kriminalizuar”, apo “kriminale” nuk ekziston. Ai përjashtohet sepse (pjeset ne thonjëza jane marrë nga konteksti i fjalimit të Ramës) “i ka shpallur luftë qeverisë”, sepse “ka cënuar të drejtën e dinjitetin e një ministri të Republikës së Shqipërisë dhe një të drejtuesi të një agjencie shtetërore”, sepse “ka folur mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit”, sepse “ka cënuar qeverinë me shprehje ekstreme pakënaqësirash krejt personale”.

Advertisement

Këto janë arësyet për të cilat, siç thotë Rama “deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar. Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij, vazhdon ai. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie. Pandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare”

Pra, ndryshe thotë Rama e ndryshe thotë Ambasada. Cila është e vërteta? Mos vallë Rama nuk na e thotë arësyen e vërtetë të përjashtimit? Mos vallë PS është “urdhëruar nga lart” që të fillojë e para dekrimilizimin e rradhëve të deputetëve të saj e ndofta i është dhënë edhe një listë, ku Doshi është ndër të parët?

Po pse ajo nuk del hapur e të thotë arësyen e vërtetë siç bën Ambasada Amerikane?! Pse nuk ka guxim ta bëjë këtë?! Mos vallë Rama ka frikë nga Doshi, se ai mund t’i nxjerrë ndonjë “sekret”? Mos vallë Rama ka frikë se mos shtrohet pyetja se kush i futi në grupin parlamentar këta të inkriminuar? Mos ka frike se vihet ne peshore kriminalizimi i Doshit dhe i  ca të tjerëve dhe këta të fundit dalin më të kriminalizuar se ai? Mos vallë se kështu fillon reaksioni zinxhir i likujdimit të “kriminelëve” që vazhdon deri te “kokat e mëdha”…

Dhe që të mos ndodhin këto bëhet kjo lojë, ku Doshi nuk është vetëm i akuzuar, por edhe lojtar. Se, që të mos i vihet vula ” i inkriminuar” ai pak ditë para heqjes, fillon sulmin ndaj ministrave dhe largohet jo si ” kriminel”, por si “kokëshkretë” apo “interesaxhi”…

Dhe së fundi një pyetje që ka lidhje me pyetjet e mësipërme: Pse asnje gazetë apo analist, sdimos nga ata pranë qeverisë, nuk merren me deklaratën e Ambasadës Amerikane, por me fantazira vrasjesh me pagesë? A mos vallë mbushja e parlamentit me njerez të kriminalizuar eshte me e parendesishme se nje krim i fantazuar apo i mbetur ne tentative? Apo, vazhdojmë si më parë me lajtmotivin “Partia mbi të gjitha” ?!

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mall për ty...

Next Post

Birësova një fëmijë me sindromën Daun

Advertisement