Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A ia vlen t’i harxhoj paratë me një arkitekt?
Çfarë përfitoj nga ligji italian, si emigrant i kthyer?
Urime & pershendetje...

Çfarë përfitoj nga ligji italian, si emigrant i kthyer?

– Jam S. Thanasi, emigrant i kthyer nga Italia, i datëlindjes 1951. Kam një vjetërsi kontributive në Itali prej 734 javësh me kontribute për sigurimet shoqërore, që përbëjnë afërsisht 14 vite, pranë INPS Peruxha. Në Shqipëri kam gjithsej 13 vite pune me kontribute. Jam riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri. Desha të di, a përfitoj nga legjislacioni italian, si emigrant i kthyer? Po në Shqipëri, çfarë përfitoj nga vitet e sigurimit që kam?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, në rastin e kthimit përfundimisht, në legjislacionin italian përcaktohet se, punonjësit ekstrakomunitarë (që nuk kanë qenë me kontratë sezonale), ruajnë të drejtën e shërbimit të sigurimeve shoqërore, të maturuar në Itali dhe mund të përfitojnë të njëjtat të drejta, edhe nëse nuk ka marrëveshje reciprociteti me vendin e origjinës (ashtu sikurse janë kushtet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku ndërmjet tyre nuk ka një marrëveshje bilaterale, për njohjen dhe bashkimin e periudhave kontributive në fushën e sigurimeve shoqërore). Bazuar në nenin 18, paragrafi 13 i Ligjit 30 korrik 2002; Ligji Bossi-Fini, kjo çështje trajtohet si më poshtë:
– Duhet të dallojmë dy raste, sipas sistemit të përllogaritjes së pensionit, sipas sistemit kontributiv dhe sistemit retributiv (me paga). Mënyra e llogaritjes së pensioneve sipas sistemit kontributiv, hyn në fuqi për personat e rregjistruar dhe që kanë derdhur kontribute mbas datës 01.01.1996. 1. Punonjësit ektrakomunitarë, të riatdhesuar mbas 1 janarit 1996, mund të jenë pjesë e rasteve të të riatdhesuarve për përfitimin e pensionit të pleqërisë (të përllogaritur me sistemin kontributiv), në plotësimin e moshës 66 vjeç + shtesë për koeficentin e jetëgjatsisë, edhe nëse nuk kanë plotësuar kërkesat e parashikuara, pra, edhe nëse nuk kanë plotësuar vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh. 2. Punonjësit ekstrakomunitarë, të riatdhesuar para 1 janarit 1996, mund të jenë pjesë e rasteve të të riatdhesuarve, për përfitimin e pensionit të pleqërisë (të përllogaritur me sistemin retributiv, ose të përbërë), në plotësimin e moshës 66 vjeç + shtesë për koeficentin e jetëgjatsisë, për burrat dhe gratë me jo më pak vjetërsi kontributive se 20 vite. INPS, për shkak të legjislacionit të mësipërm (artikulli 18 paragrafi 3 të përshkrimit të ligjit Bossi – Fini), u referohet rregullave në fuqi, nuk merr parasysh kërkesat e vitit 2002, por ato aktuale. Për këtë arsye, mosha nuk do të jetë 65 vjeç, por 66 vite + shtesën sipas koeficientit të jetëgjatësisë. Është e domosdoshme të informojmë qytetarët dhe t’u kujtojmë në veçanti përcaktimin e datës së riatdhesimit. Data e riatdhesimit, duhet të jetë sipas dokumentacionit te lëshuar nga autoritetet shqiptare, të përkthyera, të legalizuara dhe të miratuara nga Konsullata Italiane në Shqipëri.
– Kompetencat për administrimin e kërkesave të tilla i ka dega e INPS, e zonës ku janë administruar derdhjet e kontributeve, në rastin konkret “Direzione Provinziale Inps di Perugia, Via Canali 5, 06122 Perugia”. Përsa i përket përfitimeve të pensionit në Shqipëri, me vjetërsinë që keni, nuk përfshiheni në kushtet e përfitimit të pensionit. Në nenin 16 të ligjit 104/2014 pika “1”, thuhet: “Personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92 të këtij ligji”. Që të keni mundësi për të përfituar pension, duhet të kompletoni 15 vite vjetërsi kontributive. Për këtë kompletim, mund të siguroheni në skemën e sigurimit vullnetar. Masa mujore e pagesës ështe 4752 lek dhe ajo vjetore, 57 024 lek. Ju rekomandoj të siguroheni vullnetarisht për të kompletuar të paktën 15 vite, në mënyrë që të mos “digjet” edhe vjetërsia prej 13 vitesh që keni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ia vlen t’i harxhoj paratë me një arkitekt?

Next Post

Urime & pershendetje...

Advertisement