Çfarë grimi preferojnë burrat?
E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë grimi preferojnë burrat? Po, e dimë se ne “grimohemi për veten tonë”, por në të vërtetë, e bëjmë që të na pëlqejnë edhe të tjerët dhe, mbi të gjitha (mos e moho!), të na pëlqejnë burrat.
Me këtë çështje janë marrë një grup studiuesish, të cilët kanë intervistuar më shumë se 600 burra, duke u vënë përpara fotografitë e një vajze të grimuar në tre mënyra të ndryshme:
1. Me pak grim,
2. Me një grim klasik dhe
3. Me grim të theksuar.
Ja, cilat kanë qenë preferencat e tyre!
53.8% e burrave kanë preferuar vajzën në foton 2
Ajo është edhe më e grimuara (por, pa e tepruar). Për habinë tonë, burrat e intervistuar kanë thënë se ajo është më natyrale. Ç’nënkuptojnë ata me “natyrale”? Sigurisht, është njësoj si të thonë: “Më seksi”!
Në fakt, djemtë kanë menduar se në këtë foto, modelja është praktikisht e pagrimuar. Përfundimi: Djemve u pëlqen një grim i kompletuar, megjithëse jo i ngarkuar. Ja si mund ta bësh një grim të tillë:
– Përdor një krem-pudër mat për të mbuluar difektet e vogla të lëkurës. Aplikoje me një sfungjer të vogël.
– Nxirr në pah mollëzat me ngjyrë rozë të errët, që duhet ta aplikosh në pjesën e ngritur, me një furçë të madhe e të rrumbullakët.
– Përforco shikimin duke e lyer kapakun e syrin me ngjyra të errëta, lehtësisht të shkëlqyeshme.
– Vijëzo sytë me një laps sysh dhe shpeshtoji qerpikët me rimel.
– Lyeji buzët me një buzëkuq në ngjyrë natyrale, por me shumë shkëlqim.
27.1% e burrave kanë preferuar vajzën në foton 1
Ajo, në fakt, është më pak e grimuar. Pse kanë zgjedhur atë? Sepse u duket “më njerëzorja dhe më e ëmbla”. Shumë prej tyre thanë se do të donin ta kishin pranë kur të zgjoheshin nga gjumi. Do të bësh një truk të tillë. Ja si mund t’ia arrish:
– Lyeje lëkurën me një krem pudër të lehtë për të fshirë difektet.
– Mollëzat lyeji me tonalitete rozë dhe bezhë, që të duken sa më natyrale.
– Lyeji kapakët e syve me një ngjyrë rozë të lehtë, që praktikisht, ngatërrohet me ngjyrën e lëkurës.
– Qerpikët e zinj dhe të shpeshtë e bëjnë shikimin më sensual.
– Buzët duhet të jenë sa më natyrale, që të duken seksi dhe sensuale. Ka ngjyra gati mat, që përdoren në vend të atyre me shkëlqim.
19.1% e burrave preferojnë vajzën në foton 3
Ajo u pëlqen, megjithëse grimi që ka bërë është më pak i votuari, sepse duket shumë tradicional. Megjithatë, është shumë i përshtatshëm nëse do të takohesh me prindërit e të dashurit tënd, ose ke një darkë pune. Nëse të pëlqen ky imazh, ja si mund të veprosh:
– Jepi ndriçim lëkurës me krem-pluhur të modës së fundit, që i japin një imazh gati kinematografik asaj.
– Lyeji kapakët e syve me dy ngjyra dhe me një pikë ngjyre të bardhë aty ku del loti e poshtë vetullës.
– Përdor rimel për të zgjatur dhe shpeshtuar qerpikët dhe vijëzoje syrin me një vijë të hollë, ngjitur me qerpikët e sipërm.
– Buzët lyeji me shkëlqyes dhe ngjyra taë lehta. Ngjyrat më të përdorura janë roza, çiklamini ose lejlaja. Mbi të, vendos pak shkëlqyes për ta fuqizuar.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)