Audi dhe LG zbatojnë thënien e drejtorit të Apple. Në Barcelonë, ata kanë prezantuar së bashku një opsion të ri: Mundësinë për të hapur dhe mbyllur veturën duke afruar te dera e saj orën inteligjente G Vvatch Urban. Doreza e derës komandohet nga çipi i komunikimit pa kontakt NFC të orës, identifikon përdoruesin falë çipit 4G të integruar në orë dhe çkyçet. Një përfaqësues i Audit shpjegon: «Me gjithë këta parametra verifikimi, kemi të njëjtin nivel sigurie si me një çelës normal». Ora shërben gjithashtu për të gjetur veturën në një parking. Gjatë mbylljes së dyerve, i transmetohet orës lokalizimi i makinës. Ora mund të të udhëheqë më pas, metër pas metri deri te makina. Ky opsion mund të jetë i pajtueshëm me ora të tjera «me kusht që të kenë një çip NFC dhe një kartë SIM».
Me kalimin e kohës, opsioni do të jetë i disponueshëm në të gjitha modelet e Audit. Konservatorët mund të ndjehen të sigurt; në pamje të parë asgjë nuk tregon se është një veturë e lidhur me një orë, megjithatë, në kruskot do të ndodhet një kartë SIM që bën të mundur lidhjet e automobilit me jashtë. Tek Audi thonë se po studiohen aplikime të tjera që kanë lidhje me orën, sidomos në fushën e sigurisë në rrugë. Ndërtuesi gjerman parashikon të përdorë një mekanizëm në kyçin e dorës për të dalluar nëse shoferin e zë gjumi, apo pëson infarkt. “Në këtë rast, vetura mund të ndalojë automatikisht, me siguri të plotë, në anë të rrugës».
Advertisement