Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pension invaliditeti?

– Jam E. Fetahu, emigrant në Itali, i datëlindjes 17.4.1954. Jam aksidentuar dhe marr pension invaliditeti në Itali. Kam 20 vite kontribute në Shqipëri. Po në Shqipëri, a përfitoj pension invaliditeti? Po pension social, a mund të marr dhe si duhet të veproj?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, bazuar në ligjin 104/2014, neni 29, i cili ndryshon nenin 48 të ligjit 7703 datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet: “E ardhura për invaliditet të përhershëm në punë që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga një komision mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP), është e barabartë me 80 për qind të bazës së vlerësuar mesatare neto të vitit të fundit para lindjes së të drejtës, por jo më pak se 80 % e pagës minimale neto në shkallë vendi”.
– Por neni 21 i këtij ligji, përcakton edhe kushtet kontributive për të përfituar këtë pension, si më poshtë: “Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror”.
– Në këto kushte, për të përfituar pensionin, kërkohet domosdoshmërisht që në 5 vitet e fundit, para se të cilësoheni i paaftë, të keni 12 muaj vjetërsi kontributive. Edhe për të përfituar pensionin social, kërkohen kushtet e përcaktuara, në nenin e katër të ligjit të mësipërm, si më poshtë: “Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, që është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social”.
– Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014. Përderisa keni kushte për përfitimin e pensionit të pleqërisë me vjetërsinë kontributive prej 20 vitesh, nuk përfitoni pension social, i cili jepet në moshën 70 vjeç, ndërsa përfitoni pension pleqërie në moshën 65 vjeç dhe do të jetë më i leverdisshëm. Pensionin e pleqërisë e përfitoni në vitin 2016, pavarësisht pensionit të invaliditetit që keni përfituar në Itali. Ju do të përfitoni pension të pjesshëm, mbasi për pension të plotë nevojitet një vjetërsi kontributive 35 vite e 8 muaj. Ju falënderoj për besimin tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam debitor ndaj OSSHE-së. A mund ta shmang këtë borxh?

Next Post

Si ta mas shpejtësinë e internetit?

Advertisement