Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë të bëj me këtë djalë nevrik?
5 mënyra për të futur më pak kripë në ushqimin tuaj
Emin Mejdiu, djali i dy çmimeve

5 mënyra për të futur më pak kripë në ushqimin tuaj

Kripa e tepërt është e rrezikshme për shëndetin, bile ajo shkakton çdo vit shumë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, me disa gjeste të thjeshta, është e lehtë të pakësosh konsumimin e saj.
Një studim nga shkencëtarët amerikanë, që u publikua në Gazetën Mjekësore të Nju Inglandit, në lidhje me efektet e kripës në shëndet, përfshinte në vetvete disa studime të mëparshme, të kryera për lidhjen mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe konsumimit të tepruar të kripës.
Sipas studiuesve, afro 1.65 milionë vdekje me origjinë kardiovaskulare në botë gjatë vitit 2010 «kanë ndodhur për shkak të konsumimit të tepruar të kripës». Duke pasur parasysh faktin që këto rezultate duhen trajtuar me kujdes, prapë se prapë këshillohet pakësimi i kripës në konsumimin e përditshëm.
Organizata Botërore e Shëndetit, në një raport të saj të vitit 2013, këshilloi që konsumimi i kripës te të rriturit nuk duhet t’i kalonte 5 gramët në ditë. Një tepricë e natriumit, pra, është e dëmshme për shëndetin, ndërkohë që një mungesë e kaliumit, të cilin mund ta gjejmë në ushqime si bishtajat, bizelet, frutat e thata, spinaqi, ka gjithashtu efekte negative në shëndet. Pra, duhet riekuilibruar mënyra jonë e të ngrënit për të pakësuar rrezikun e tensionit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës. Më shumë kalium, më pak natrium!
Ja, 5 këshilla për të hedhur më pak kripë në gjellë:
1. Shijojeni gjellën para se t’i hidhni kripë. Duhet të hiqni dorë nga zakoni për të përdorur kriporen edhe para se ta keni provuar gjellën.
2. Në shtëpi përdoreni kripën për të gatuar, por mos e vini kriporen në tavolinë.
3. Për t’u dhënë shije gjellëve, përdorni më pak kripë dhe më shumë bimë aromatike (majdanoz, borzilok, trumzë, etj) e erëza (kërri, piper, shafran…).
4. Verifikoni sasinë e kripës në ushqime duke lexuar mirë etiketat e tyre kur t’i blini. Ushqimet e transformuara, si biskotat e aperitivit, gjellët e parapërgatitura e bejkoni, përmbajnë shumë kripë. Jini vigjilentë!
5. Kufizoni përdorimin e ujit të gazuar, djathit, sallameve, drithërave për mëngjes, sepse janë ushqime të pasura me kripëra.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë të bëj me këtë djalë nevrik?

Next Post

Emin Mejdiu, djali i dy çmimeve

Advertisement