Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Yllka Qevani: Miqtë i kanë shtuar pretendimet…

Një gjë është e sigurtë: Përveç aftësive në kuzhinë, ai do të përmendet patjetër, sa herë të flitet për këtë edicion të Master Chef, do të jetë edhe karakteri i saj karizmatik dhe gjallëria. Një grua që di të jetë familjare, nënë, të punojë dhe të marrë pjesë gjithashtu në një spektakël që do impenjimin e vet, ama, nuk ka impenjim, lodhje dhe, sipas Yllkës, as frikë, aty ku ka pasion! Asaj i pëlqen të përgjigjet shkurt, ama, edhe në këtë mënyrë, të thotë gjithçka dhe ashtu si ajo e mendon. Në fund të fundit, kjo është Yllka e Master Chef!

Blerina Çizmja: – Përshëndetje Yllka! Si kanë qenë ditët e tua pasi u largove nga Master Chef?
Yllka Qevani: – Ditët e mia pas Master Chefit? Shumë të qeta, të mbushura me punë, familje dhe miq.
– Çfarë ka ndryshuar për mirë dhe për keq ky spektakël në jetën tënde?
– Ndryshime ka vetëm për mirë. Falë tij, kam njohur njerëz të rinj dhe kam mësuar më shumë për kuzhinën.
– A kanë më shumë “besim” vajzat tani te “gatimet e mamit”?
– Po! Më shumë besim jo vetëm te gatimi i mamit, por edhe te këshillat kulinare të mamit.
– Të tipit?
– Po ja, për shembull, perimet të bëjnë mirë! Kështu thonë shefat…
– Dhe, me gjithë atë “reklamë” që iu bë duarve të tua si kuzhiniere, mendon se do të shtohen miqtë në shtëpinë tënde tani?
– Miqtë në shtëpinë time nuk do të mungojnë kurrë, në fakt. Ajo që ka ndryshuar është se tani janë shtuar pretendimet e tyre. (Buzëqesh)
– Yllka, jam kurioze të di, çfarë mendove në momentin kur të thanë se e kishe “fituar” përparësen e Master Chef?
– Mendova: “Sa mirë! Ia dola! U pëlqeu!”… Pastaj mendova: “Ooooo, tani më duhet të merrem seriozisht me garën!”… Veç kësaj, u bëra edhe me një përparëse më shumë në shtëpi.
– Me çfarë pritshmërish u fute në spektakël? A mendove në ndonjë moment se ti mund të mbaje titullin Master Chef?
– Asnjëherë nuk kam menduar se mund ta fitoja titullin! Unë vij nga gatimi shtëpiak, pa eksperienca restorantesh, pjatash artistike, shkollimi… Pritshmëria e vetme ishte se deri ku mund të shkonte pasioni im.
– Nëse do ta kishe marrë këtë titull, si do ta kishe “përdorur” atë?
– Nuk e kam menduar ndonjëherë, madje as plane nuk kam bërë; sa për përdorimin… ka mundësi të pafundme.
– E dimë tashmë se kuzhina për ty është thjesht një pasion, por le të supozojmë se do të vijë një moment në jetën tënde, kur do të duhej të ndryshoje domosdoshmërisht profesion. A do të ishte kuzhina opsioni i parë?
– Në jetë, asnjëherë nuk thua dot kurrë. Sigurisht, do të ishte zgjidhja ime e parë dhe ajo më e preferuara. Nuk ka gjë më të mirë sesa të bësh një punë e cila shkon mirë me pasionin tënd.
– Në ditët kur një puntatë kishte mbaruar dhe ju ishit në pritje të tjetrës… unë ju imagjinoj të gjithëve duke gërmuar receta kuzhine në internet. Ma konfirmon imagjinatën?
– Pjesërisht e vërtetë. Unë, në internet shikoj shpesh receta të cilat nuk i zbatoj asnjëherë, sepse i ndryshoj sipas mundësive të mia… Pas përfundimit të një serie, në fakt, mendoja të shkoja sa më parë në shtëpi, te vajzat e mia…
– Cilin mendon si fitues të kësaj gare?
– Të gjithë gjysmë finalistët e finalistët, në një sens, janë fitues. Nuk mund të them cili duhet ta fitojë, e para sepse pjatat që ata do të përgatisin për finale, nuk i provoj dot… Do të dëshiroja shumë t’i shijoja, në fakt. Së dyti, sepse unë jam pak e ndikuar nga karakteri i konkurrentëve dhe vendimi im, nuk do të ishte një vendim i duhur.
– Më jep një mendim për secilin nga shefat…
– E ke fjalën për jurinë?
Renatoja: I drejtpërdrejtë, artistik e televiziv.
Sokoli: I drejtë.
Gëzimi: Një profesionist i vërtetë, një qytetar shembullor dhe një njeri me horizonte të pafundme.

Në sfidë…
– Cili ka qenë rivali yt më i madh në garë?
– Në fakt, asnjëri. Unë nuk garoja për të sfiduar, por thjesht për të provuar veten.
– Kë ke sfiduar më me qejf?
– U kënaqa kur isha në sfidë me tre gjysmë finalistët, Blerin, Verin dhe Irdin dhe fitova. Sipas mendimit tim ata ishin më të mirët dhe fitorja me ta, për mua, ishte fitorja e Master Chefit…
– Cila ka qenë sfida që të ka frikësuar më shumë?
– Asnjëra. Të gjitha sfidat i merrja me një optimizëm të tepruar dhe pa frikë. Aty ku ka pasion, nuk ka frikë.
– Po ajo që të ka shijuar më shumë?
– Më ka shijuar sfida që sapo përmenda…
– Cili është gatimi më sfidues për ty?
– Gatimi me teknologji, si azoti i lëngshëm, akulli i thatë e të tjera si këto, sepse nuk i kuptoj…
– Po produkti që nuk do të kishe dashur kurrë të ishte pjesë e një sfide?
– Përbërës të tipit që nuk i di as emrin e jo më t’i gatuaj… Për shembull, dragon fruit e të tjera si ky.
– Nëse sot do të ishe në sfidën finale, kë do të kishe dashur të kishe përballë?
– Irdin, sepse është një shef i zoti dhe një njeri i mirë.

Advertisement

Le të gatuajmë…
– …me brokoli
– Makarona me brokoli dhe salçiçe të gjallë.
– …me tartuf
– Personalisht, nuk e ha. Kam shije më të thjeshta…
– …me oktapod
– Sallatë me oktapod të zier në furrë, me patate, domate, limon e majdanoz.
– …me xhinxher
– Është burim vitamine C… Një çaj me xhinxher e qumësht të kondensuar.
– …me miell
– O… pa fund! Që nga byreku, makarona, pa harruar ëmbëlsirat…
– …me ananas
– Një antipastë: Ananas me proshutë krudo.
– …me asparag
– Oriz, apo si i thonë shefat, rizoto, ose thjesht, të zier pak e të kavarrdisur pak në tigan, me gjalpë. Tani kam uri, kështu që… Të uroj gjithë të mirat. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Byrek me pulë, qepë dhe arra

Next Post

Teuta Selimi: Kujt i duket vetja e bukur, të shkojë në garë bukurie!

Advertisement