Po afrohet Shën Valentini, një rast më shumë për t’i bërë një dhuratë shpirtit tuaj binjak. Ka nga ata që nuk e duan shumë këtë festë, që është bërë tashmë shumë komerciale. Atëhere, le të përpiqemi t’i japim një kuptim ndryshe, duke e konsideruar më shumë si një pretekst për t’i lënë hapësirë krijimtarisë sonë, duke filluar pikërisht nga dhuratat. Në fund të fundit, janë mendimi dhe përpjekja ato që janë rëndësi, apo jo?
Dhurata për vajzën
1. Mesazh në shishe
Keni zgjedhur Shën Valentinin si rast për t’i dedikuar njeriut që doni (apo atij që doni t’i fitoni zemrën) një mesazh të veçantë? Në vend të dhuratës së zakonshme, mund të zgjidhni një shishe të vogël, ta zbukuroni me zemra të ngjitura në të, ose ta vizatoni me lapsa për shishet dhe brenda të fusni një letër të vogël misterioze, si në figurë, pse jo, edhe ndonjë lule.
2. Bustina çaji të personalizuara
Për të krijuar këtë dhuratë, mund të niseni nga bustinat e zakonshme të çajit dhe të zëvendësoni etiketat e tyre, me të tjera, në formë zemre. Gjithashtu, mund ta vishni edhe kutinë e çajit me letër ngjyrë rozë, me zemra sipër. Një ide për ata që nuk ia thonë shumë për të bërë gjëra vetë, por nuk duan të heqin dorë nga ideja e dhuratës origjinale.
3. Çokollata të bëra vetë
Çokollatat janë një nga dhuratat më klasike për Shën Valentin. Risia është se këtë vit mund t’i bëni vetë në shtëpi, me çokollatë të shkrirë në banjomari dhe të shtoni në to fruta të thata, të grira, si bajame dhe lajthi, arra, kanellë, apo vanilje. Mjafton t’i hidhni në stampat prej silikoni për akullin, ta lini të ftohet dhe të krijoni kështu çokollata të thjeshta, por shumë të mira. Ka receta pa fund për to, edhe në internet.
4. Mbajtëse CD me foto dhe muzikë
Rikrijoni historinë tuaj të dashurisë nëpërmjet fotografive dhe muzikës, falë një mbajtëseje CD, e cila do të jetë e përshtatshme si për të vënë fotot tuaja më të bukura, ashtu edhe për disqet me këngë, që kanë qenë kolona zanore e takimeve tuaja.
Dhurata për djalin
1. Këllëf për smartphone, pc, apo tablet
Nëse jeni të zonja me qepjen, ose thurjen me shtiza, mund të realizoni një këllëf të bërë vetë për smartphone, apo tabletë. Mund të përdorni edhe materiale të ricikluara, si kravata, një axhendë apo një portofol i vjetër, etj.
2. Aksesorë për biçikletën
Janë të shumta idetë për të realizuar aksesorë për biçikletën, që nga dritat me dinamo për biçikletën, koshat, çantat për të transportuar objekte, që sigurohen te timoni, pa harruar veshjet për telat e rrotave dhe çantat për çiklistët.
3. Filxhan i zbukuruar me dorë
Mund të zbukuroni vetë një filxhan çaji ose kafeje, sipas shijes së atij që do të marrë dhuratën. Nevojitet të blini një lapostil që nuk fshihet (për qeramikën) dhe të përdorni një filxhan krejt të bardhë, për të vënë në punë krijimtarinë tuaj.
4. Kapuç leshi i bërë vetë
Ato që dinë të punojnë me shtiza, mund të realizojnë një kapuç të ngrohtë, të përshtatshëm për dimër. Mund të zgjidhni fijen që dëshironi, me ngjyrën që preferon i zoti i dhuratës. Mund të shtoni këtu edhe ndonjë shall të kombinuar me kapuçin, etj.
5. Qirinj masazhi
Me këtë ide nuk do të dhuroni qirinj të thjeshtë, por një masazh relaksues me bazë përbërësish të mirë për lëkurën dhe mjedisin, si dyllëra me origjinë vegjetale, gjalpë kariteje, vitaminë E dhe vajra esenciale.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)