Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Më thyente xhama
– Kam parë në ëndërr sikur një person më thyente xhama në trup. Ato thyheshin pas përplasjes në tokë dhe copëzoheshin në trupin tim. Nuk më dilte gjak, ama. Çfarë kuptimi ka?
– Ëndrra tregon që do të ndiheni i lënduar nga ky person. Ju nuk i shpreheni për dhimbjet që ju ka shkaktuar dhe kjo gjë do t’ju dhembë akoma më shumë. Duhet të jeni më të hapur nëse nuk do donit mes jush të vihej një mur i madh, që më vonë, do të jetë më e vështirë të kapërcehet.

Hodha pasqyrën
– Në ëndërr pashë sikur hodha një pasqyrë nga dritarja dhe thashë me vete: “Sa gjynah!”. Pastaj, pashë sikur isha në makinë me ish-të dashurin dhe ai thoshte për një gocë: “Sa më pëlqen ajo bjondja!”. Unë u ndjeva shumë keq që ai fliste në syrin tim ashtu. Dua një shpjegim. Juera.
– E dashur Juera, keni nevojë t’i sqaroni më mirë me veten tuaj disa çështje të cilave keni qenë vetë ju që u keni dhënë drejtim, por në të njëjtën kohë, edhe ndjeni një lloj pendese. Hedhja e pasqyrës do të thotë që ju shpesh i bëni gjërat pa i menduar shumë. Keni nevojë të reflektoni me veten tuaj përpara se të arrini në një përfundim apo në veprime të rëndësishme. Ish-i dashuri është pjesë e këtyre mendimeve që keni ju, por tashmë çfarë ka ikur, nuk mund të kthehet më, vetëm kini kujdes për të ardhmen.

Unaza e shoqes
– Kam parë në ëndërr një komshien time që tani është e fejuar. Pashë sikur ishim bashkë dhe unë i kërkova asaj unazën e fejesës për ta provuar. Ajo ma dha, unë e vendosa unazën e floririt që kishte një gur të zi, pashë që më ra tamam dhe i thashë se po e fotografoja dorën, sepse mendova t’ia tregoja familjes se çfarë unaze i kishin sjellë. Nuk më kujtohet pastaj në qoftë se e bëra foton. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Përveç faktit që ju keni ndjerë njëfarë zilie brenda vetes ndaj kësaj vajze, keni menduar “po sikur të kisha qenë unë në vend të saj?!”. Domethënë, janë mendimet që ju kanë lindur në momentin që keni marrë vesh për fejesën e saj dhe ju janë shfaqur në këtë formë, në ëndrrën tuaj. Duhet të dini se fati është fat dhe çdokush merr fatin e vet, ndaj edhe ju jeni ende në kohë. Do të vijë edhe fati juaj, që do t’ju pëlqejë dhe do ta pëlqeni.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam shumë dhimbje qafe

Next Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Advertisement