Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Reptili gjigand që jetonte në Skoci

Universiteti i Edinburgut deklaroi se është zbuluar një reptil gjigant, i rendit të iktiosaurëve, që është zhvilluar para 170 milionë vjetës në ujërat ku sot ndodhet Skocia. Kjo krijesë që ngjan me një delfin, mund të ishte më shumë se 4 metra i gjatë dhe ka jetuar gjatë periudhës së Jurasikut në ujërat e nxehta dhe pak të thella ku ndodhet sot Skocia. Ai ka jetuar në epokën e dinozaurëve dhe është identifikuar falë një fosili të zbuluar në ishullin skocez të Skye, më i madhi në arkipelagun e Hebrideve të brendshme. Kjo specie e re është pagësuar me emrin «Dearcmhara shavvcrossi», ku termi i parë do të thotë «hardhucë deti» në gjuhën gaelike skoceze dhe i dyti është marrë nga Brajan Shokros (Shavvcross), amatori që e ka zbuluar fosilin në vitin 1959. «Në kohën e dinozaurëve, ujërat skoceze ishin të populluara nga reptilë të përmasave të motoskafëve. Këto fosile janë shumë të rrallë dhe për herë të parë ne kemi gjetur një specie të re vetëm skoceze», ka deklaruar profesori Stiv Brasejt, i Universitetit të Edinburgut. «Pa bujarinë e koleksionuesit që ia dhuroi këto kocka një muzeu, në vend që t’i mbante, apo t’i shiste, ne nuk do të kishim mësuar kurrë për ekzistencën e kësaj kafshe të jashtëzakonshme», ka theksuar ai. Reptili më i famshëm i Skocisë mbetet përbindëshi i Loknesit, kafsha legjendare ujore që josh me mijëra turistë në brigjet e këtij liqeni që ndodhet në malet skoceze (në Veri të vendit).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Europa mund të dërgojë njerëz në anën e errët të Hënës

Next Post

10 simptoma kanceri që gratë nuk duhet t’i injorojnë

Advertisement