Këngëtarja Olta Boka, para disa ditësh, në një prononcim në faqen e saj në Facebook, iu ka kërkuar falje fansave që i ka lënë pas dore për shkak të angazhimit të saj më së shumti në faqen e Instagramit. “E kam lënë pas dore faqen në Facebook pasi u bë disa kohë që kam hapur një llogari në Instagram dhe ky i fundit më duket më lehtë i përdorshëm. Ju kërkoj ndjesë që nuk i kam kushtuar vëmendjen e duhur edhe këtij profili. Mos harroni, mirënjohje dhe shumë dashuri për ju”, ka përfunduar Olta, e cila nuk harron për asnjë moment të falënderojë fansat, pasi ajo e di se një artist nuk do të ishte asgjë pa fansat e admiruesit e tij.
Me këtë rast, ajo iu ka treguar atyre që mund ta gjejnë dhe të jenë në kontakt me fotot dhe të rejat më të fundit që ajo publikon, edhe në Instagram.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)