Janë që të dy të pashëm, që të dy të suksesshëm. Si aktorët më të lakuar të brezit të ri, djemtë e kanë kërkuar dhe për më tepër, e kanë gjetur suksesin edhe jashtë kufijve nga ku na vijnë herë pas here lajme për projektet e tyre të reja. I radhës që do të vijë, pritet t’i bëjë bashkë në sheshin e xhirimeve të dy aktorët. Një foto ku paraqiten të dy me trendin e fundit për meshkuj, mustaqe dhe puro në duar, shoqërohet nga Niku edhe me diçiturën paralajmëruese “Coming soon” (vjen së shpejti).
Ata janë takuar ditëve të fundit në Festivalin e Filmit në Berlin dhe do të ishte mjaft interesante t’i shihnim të dy në një bashkëpunim. Sidoqoftë, ju do ta keni të vështirë t’i përballoni dy meshkuj kaq të pashëm në të njëjtin realizim kinematografik, ndaj, paçi fat!