Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pyetje-përgjigje për seksin…
Jastëkët që të shpëtojnë nga dhimbjet dhe që mund t’i bësh vetë
Heidi Lushtaku: Aventura ime te Dancing...

Jastëkët që të shpëtojnë nga dhimbjet dhe që mund t’i bësh vetë

Ju mund të bëni në shtëpi jastëkë kundër dhimbjeve me materiale natyrale, si bërthama qershie, fara liri dhe lëvozhga spelti (lloj drithi), apo lëndë të tjera të para, të përdorura si mbushje. Jastëkët kundër dhimbjeve përdoren të ngrohtë apo të ftohtë, sipas nevojave. Jastëku i ngrohtë mund të jetë i dobishëm në rastin e dhimbjeve të qafës dhe kontraktimeve të muskujve, ndërsa i ftohti ndihmon për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga dëmtimet dhe ndrydhjet. Konsiderojini këta jastëkë natyralë si një lloj zëvendësuesi të borsës me ujë të ngrohtë, apo pakos me akull. Është e lehtë t’i përgatisni vetë dhe mund të bëhen edhe një dhuratë shumë e bukur…

1. Jastëkë me bërthama qershie
Ata bëhen me cohëra natyrale (lino, pambuk, apo kanavacë), të cilat mund të përdoren si për këllëfin e brendshëm, ashtu edhe për atë të jashtëm. Mbushen me bërthamat e qershisë, të lara dhe të thara, të cilat kanë vetinë ta ruajnë shumë nxehtësinë.
2. Jastëkë me fara liri
Një nga mënyrat e shumta të përdorimit të farave të lirit është edhe ajo e bërjes së jastëkëve termikë për të zëvendësuar borsetën me ujë të ngrohtë, apo me akull. Për të bërë këllëfin e brendshëm, mund të përdorni një bluzë të vjetër (kështu, ricikloni edhe rrobat). Farat e lirit janë të mira kundër dhimbjeve dhe kundër enjtjeve. Mund t’i përdorni si të ngrohta, ashtu edhe të ftohta. Vetëm mos i ngrohni shumë (në furrë, ose mikrovalë), sepse do të humbisnin vajrat eterore që përmbajnë. Kjo vlen në përgjithësi për të gjitha farat.
3. Jastëkë me lëvozhga spelti
Byku i speltit ka aftësi kundër dhimbjeve. Nëse përdoren të ftohtë, këta jastëkë tonifikojnë trupin, ndërsa të ngrohtë, e relaksojnë atë. Janë të përshtatshëm edhe për fëmijët dhe nganjëherë, vihen në temperaturë mjedisi nën jastëkun e krevatit, për të favorizuar një çlodhje të mirë. Mund të përdoret edhe byku i orizit dhe i melit. Këta jastëkë janë të mirë, sepse janë edhe të butë dhe mund të përdoren për të fjetur.
4. Jastëkë me kripë të ngrohtë
Kjo është një alternativë ndaj jastëkëve klasikë me bërthama qershie. Bëhet fjalë për një trajtim natyral me kripën e ngrohtë. Përgatitet një pako ose një jastëk që aplikohet në vendet që doni të trajtoni, sikur të ishte një jaki. Kripa e ngrohtë është e dobishme për të luftuar sinusitin, rrufën, bronkitin, zënien e hundëve, reumatizmën, dhimbjen e shpinës, të veshëve dhe plot gjërave të tjera.
5. Jastëçka për kyçin e dorës
Këta jastëçkë bëhen me të njëjtat materiale si më sipër, vetëm forma e tyre ndryshon, për t’i vënë në kyçin e dorës. Përveç bykut të speltit, mund të përdorni lule lavande dhe t’i mbani edhe kur punoni në kompjuter.

Materiale të tjera
Mbase keni parë në shitje, apo në internet jastëkë të mbushur me materiale të tjera, si meli, perimet, apo kokrrat e orizit. Ne nuk do të donim të përdornim përbërës ushqimorë për të mbushur jastëkët, por nëse i keni në dispozicion dhe kanë skaduar, mund t’i ricikloni në këtë mënyrë, në vend që t’i hidhni. Për të lehtësuar krijimin e një jastëku natyral, në vend që ta filloni nga zeroja, mund të mbushni edhe një çorape.
Në fund, mund të krijoni edhe jastëkë me lule lavande, për t’i vënë mbi komodinë, ose afër jastëkut, për të favorizuar një gjumë të mirë. Nëse keni në dispozicion një jastëk natyral, të blerë apo të bërë vetë, mund ta përdorni si një borsetë me ujë të ngrohtë, për shembull, për të lehtësuar dhimbjet e qafës. Mund ta ngrohni në furrë (gradualisht, në temperaturë të ulët), ose mbi kalorifer. Gjithashtu, mund t’i ruani jastëkët në frigorifer, në ngrirje dhe t’i përdorni kur të keni nevojë, për shembull, në vend të një pakoje me akull, kur vriteni.

Advertisement

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Heidi Lushtaku: Aventura ime te Dancing...

Advertisement