I gjithë ky hamendësim nga fansat e këngëtares Elvana Gjata, ka ndodhur për shkak të një fotoje që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram: Një fytyrë femre, me një bebe përsipër. Të gjitha komentet e bëra në lidhje me këtë foto kanë qenë urime të panumërta të fansave për shtatzaninë e saj, por ajo që na çudit është se vetë këngëtarja nuk ka bërë ndonjë pohim apo mohim rreth këtyre komenteve, duke i lënë hamendësimet të marrin më shumë ngjyrimet e një pohimi.
Ne do t’ia uronim Elvanës që kjo të jetë e vërtetë, ama për sa kohë nuk kemi qoftë edhe një gjysmë konfirmim nga ana e saj, nuk mund të themi asgjë konkrete. Momentalisht, Elvana vazhdon koncertet e shumta, kryesisht jashtë Shqipërisë, me Florin dhe Andy Gram, ndërsa para disa ditësh festoi 28 vjetorin dhe një ndër dhuratat më të bukura që iu bë për ditëlindje, ishte emri i saj tatuazh në trupin e njërës prej fanseve, gjë që e gëzoi aq shumë, sa ajo e bëri publike në faqen e saj në Instagram.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)