Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Më shqetëson burri, se është bërë musliman
Edmond Nikolla: Dua të jem pranë zemrës së publikut!
Lidhje vetëm për qejf...

Edmond Nikolla: Dua të jem pranë zemrës së publikut!

Edmond Nikolla është një emër i ri në tregun muzikor, por jo në muzikë. Fryma që përcjell në këngët dhe mënyra si ai prezantohet për publikun, duartrokitjet e të cilit nuk e lënë lehtë të largohet në mbrëmjet ku ai këndon, tregon se ai e ka muzikën në gjak dhe se e do muzikën sa jetën e tij. Nga mënyra si flet, duket se “muzikë” është fjalëkalimi për gjithçka në jetën e këngëtarit, që nga profesioni, familja dhe gjithë sa e rrethon. “Merrja kangës me shoqni” është realizimi i tij më i fundit muzikor, në bashkëpunim me një tjetër këngëtare të talentuar, Kristina Markun dhe në intervistën që realizuam me të, ai na tregon si ka evoluar karriera e tij dhe si ka arritur deri këtu…

Fabjola Kuburi: – Edmond, çfarë e bën të veçantë prezantimin tënd në tregun muzikor?
Edmond Nikolla: – Bota e muzikës ka vend për të gjithë. Ajo çka e bën të veçantë prezantimin tim është se unë e kam konceptuar muzikën gjithmonë si pjesë e rëndësishme që më buron nga shpirti.
– Kënga jote më e re, në bashkëpunim me Kristina Markun, “Merrja kangës me shoqni” është një këngë interesante e muzikës popullore. Në përgjithësi, këngët e tua janë të këtij tipi apo të pëlqen të alternosh rryma?
– Këngët e mia, deri tani, janë të kësaj rryme, por çdo rrymë është art dhe, duke qenë kështu, mua më pëlqen të alternoj rryma të tjera, pse jo?!
– Videoklipi është shumë interesant dhe vokali juaj, shfaqet këndshëm. Mendoni se me këtë këngë do të arrini të korrni më shumë sukses sesa me këngët e tjera?
– Sukses kam arritur edhe me këngët e tjera, por me këtë këngë uroj dhe shpresoj që suksesi të jetë më i madh, për shkak se këtë herë ishte bashkëpunimi me Kristinën.
– A pate vështirësi në realizimin e klipit?
– Që të arrish diçka të bukur, duhet punë dhe ka vështirësi, ama vjen dita dhe shpërblehesh. Kjo është kënaqësia më e madhe që të bën të harrosh të gjitha lodhjet.
– Ku janë fokusuar ambiciet e tua?
– Unë nuk kërkoj të arrij majat e larta, sepse ato asnjëherë s’kanë fund. Nuk mund të them se synoj shumë lart, por mund të them se ambicia ime është të jem pranë zemrave të publikut që më ndjek në çdo hap të karrierës sime.
– Bën muzikë për të jetuar apo jeton për të bërë muzikë?
– Të ndërthura të dyja së bashku.
– Këngën e ke pasion? Na trego, si nisi karriera jote?
– Kënga ka lindur bashkë me mua, pasi unë vij nga një familje muzikantësh. Babai im, Mark Nikolla, “Artist popullor i skenës”, ka qenë dhe do mbetet instrumentist dhe këngëtar i mirënjohur i koncerteve dhe festivaleve brenda e jashtë vendit. Edhe unë, që nga mosha 6 vjeçare, ndoqa pasionin tim dhe dëshirën e babait tim (i cili nuk jeton më), muzikën. Pas mbarimit të Liceut “Jordan Misja” në Tiranë, mora pjesë në koncerte të ndryshme në RTSH, në Stamboll, me “Asamblin e Valleve të Pallatit të Kulturës” në Tiranë, në evenimente të ndryshme të organizuara në qytetin e Lezhës, në Kosovë, në Maqedoni dhe Mal të Zi, por prej 12 vjetësh, performoj live në Zvicër, si muzikant dhe këngëtar. Kënga ime e parë, “Nëse ti pyet për mua”, doli në janar 2013 me tekst të Rauf Selimit, muzikë dhe orkestrim të Alban Furtunës. Më pas, në nëntor 2013, mora pjesë në “Musical Fest” me këngën “Luj për hatër tem”, me tekst të Ejup Shabanit, muzika dhe orkestrimi Xheni dhe së fundi, lindi bashkëpunimi me Kristinën “Merrja kangës me shoqni”, me tekst të Ardian Trebickës, muzika dhe orkestrimi Alban Furtuna. I falënderoj nga zemra të gjithë.
– Folëm për aspektin profesional, por çfarë mund të na thuash për jetën tënde private? Na trego diçka rreth teje…
– Unë kam lindur në qytetin e Lezhës, jam i martuar dhe kam një djalë që i jep forcë, kurajo dhe kuptim jetës sime. Për mua, familja është gjithçka.
– Çfarë përfaqësojnë për ty lezha dhe lezhjanët?
– Lezha është qyteti ku unë linda dhe u rrita. Është qytet i mikpritjes, i traditave dhe vlerave të pafundme. Është qyteti i besëlidhjes, qyteti ku unë mora duartrokitjet e para dhe lezhjanët përfaqësojne për mua popullin e dashur dhe të pazëvendësueshëm.
– Përveç zhanrit që ti këndon, çfarë të pëlqen të dëgjosh më shumë?
– Unë, kryesisht, dëgjoj muzikën popullore, por duke qenë instrumentist dhe muzikant, pëlqej dhe dëgjoj të gjitha rrymat.
– Më mirë live apo playback?
– Sigurisht që live më mirë, sepse aty tregon talentin. Edhe nëse gabon, është bukur, sepse je live.
– Ti këndon edhe në lokalet e natës. Sa emocion të japin shfaqje të tilla?
– Emocioni është shumë i bukur, pasi është i prekshëm dhe konkret. Spektatorin e ke aty përballë, është si koncert live, sepse muzika live të emocionon më shumë sesa ajo me playback. Duartrokitja dhe fjalët e bukura janë të drejtpërdrejta dhe çdo gjë e drejtpërdrejtë, ka emocione të pafundme.
– A është Edmondi dakord me parimin: “Sa më shumë praktikë, aq më shumë rezultate të mira në muzikë”?
– Totalisht dakord, pasi në fund të fundit, talenti zhvillohet me praktikë, me punë dhe me kalimin e kohës, ecën përpara ai që investon për talentin.
– Sa e vlerëson prodhimtarinë muzikore sot në vendin tonë?
– Shijet janë individuale, komercializmi ka pushtuar botën dhe, për fat të keq, ka njerëz që e duan. Mendoj se prodhimtarinë, edhe te ne, e ka kapur nga pak kriza.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më shqetëson burri, se është bërë musliman

Next Post

Lidhje vetëm për qejf...

Advertisement