Vetëm pak kohë më parë u publiku lajmi për martesë i Argjentina Ramosajt, ndërsa duket se lajmi i lë vend lajmit. Sipas disa burimeve, mësohet se këngëtarja është shtatzënë. Argjentina dhe partneri i saj, u martuan në Tailandë, në një ceremoni shumë private pas një propozimi mjaft origjinal. Cifti kishte shkuar atje për pushime, duke u larguar nga i ftohti i Prishtinës, ku më pas ka marrë edhe propozimin surprizë për martesë nga bashkëshorti. Ndërkohë, flitet se Argjentina është shtatzënë dhe se po pret fëmijën e saj të parë. Megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga këngëtarja, kur bëhet fjalë për lajme të bukura si ky, ne duam t’i besojmë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)