Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj ndihmë ekonomike nga legjislacioni italian?

– Jam një emigrant në Bari të Italisë që nga viti 1997, i datëlindjes 04.07.1950. Kam gjithsej 7 vite punësimi me sigurime shoqërore pranë INPS. Familja ime përbëhet nga 4 persona dhe si rezultat i krizës ekonomike, nuk punon asnjëri nga ne. Dua të di, a mund të përfitoj ndonjë pension apo ndihmë ekonomike nga legjislacioni italian?
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, aktualisht, Ju plotësoni moshën 65 vjeç më datë 04.07.2015, ndërsa plotësoni moshën 65 vite e 3 muaj më datë 04.10.2015, datë mbas së cilës ju lind e drejta për të kërkuar pagesë sociale (Assegno Sociale) nga ana e INPS. Pagesa sociale është një përfitim me karakter asistencial, e cila është e pavarur nga të gjitha derdhjet e kontributeve dhe u jepet qytetarëve të cilët janë në kushte ekonomike të pafavorshme dhe kanë një situate të ardhurash të veçantë të parashikuar nga ligji. Kushtet për të përfituar pagesë sociale si për qytetarët italianë të BE-së, ashtu edhe për emigrantët me leje qëndrimi të rregullt janë:
– të kenë mbushur moshën 65 vite e 3 muaj për të përfituar në vitin 2015;
– janë rezidente të rregullt në Itali;
– nuk kanë të ardhura, ose kanë të ardhura nën limitet e përcaktuara me ligj. Nga 1 janar 2009, për të pasur të drejtën për pagesë sociale, si një kërkesë shtesë është që aplikuesi duhet të ketë banuar ligjërisht dhe vazhdimisht për të paktën 10 vitet e fundit në Itali. Pagesa sociale fillon nga dita e parë e muajit të ardhshëm pas dorëzimit të aplikimit dhe me plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore (mosha, shtetësia, rezidenca efektive dhe qëndrimi i rregullt në Itali, plotësimi i kërkesave për të ardhurat).
– Nga 1 janar 2009, për të pasur të drejtën për pagesë sociale, si një kërkesë shtesë është që aplikuesi duhet të ketë banuar ligjërisht dhe vazhdimisht për të paktën 10 vjet në Itali. INPS, në një qarkore të ditëve të para të janarit, sqaron se pagesa sociale për vitin 2015 është në masën vjetore 5.830,76 euro apo 448,52 euro për 13 këste. Kërkesa mund të paraqitet ekskluzivisht në rrugë elektronike përmes kanaleve të mëposhtme:
– VVeb – duke e bërë përdorimin e shërbimeve telematike drejtpërdrejt të arritshme nga qyteti nëpërmjet PIN përmes portalit të Institutit, vvvvvv.inps.it;
– Telefon – duke telefonuar në qendrën e kontaktit të integruar me numrin 803.164 falas nga një numër fiks, apo celular 06.164.164 sipas tarifave nga ofruesi i shërbimit;
– patronateve dhe të gjithe ndërmjetësit e Institutit – Duke përfituar nga shërbimet online të ofruara nga ata. Shumë aktiv për këtë problem është Patronati INAS CISL. Duke qenë se keni 7 vite punë me kontribute dhe ashtu sikurse deklaroni, jeni rezident në Itali mbas datës 01.01.1996 dhe keni paguar kontribute për sigurimet shoqërore mbas kësaj date, ju lind e drejta për të kërkuar pension pleqërie kur të plotësoni moshën 70 vjeç, mbasi sipas legjislacionit italian, individët që janë regjistruar dhe kanë paguar kontribute mbas kësaj date, mund të përfitojnë pension pleqërie edhe me 5 vite kontribute, por në moshën 70 vjeç. Nisur nga gjendja financiare që keni, mund të bëni një kërkesë pranë komunës ku jeni rezident, për ndihmë familjare. Në varësi nga të ardhurat dhe përbërja familjare, përcaktohet edhe masa e ndihmës ekonomike.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë procedure të ndjek për të hapur një biznes të vogël?

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement