Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Veshjet që lajmërojnë për ndihmë në rast aksidenti

Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Lavalit, Kanada, kanë shpikur disa coha tekstile inteligjente, të afta të mbledhin informacionet tona biomjekësore dhe t’i transmetojnë nëpërmjet VVifi, apo celularit. Këto veshje kapin çdo të dhënë mbi shëndetin tonë dhe e dinë kur trupi ynë, truri, apo zemra, nuk punojnë siç duhet. Studimi i shkencëtarëve kanadezë, i botuar në revistën “Sensors”, tregon për një fibër të re tekstile, të prodhuar nga mbivendosja e disa shtresave të bakrit, polimereve, xhamit dhe argjendit. Sensorët e integruar në cohë bëjnë të mundur të lexohet çdo lloj informacioni, që prej nivelit të sheqerit, ritmi kardiak, aktiviteti cerebral, ose lëvizjet dhe të dhënat e vendndodhjet e atij që i vesh. Këto veshje janë shumë të dobishme për personat e izoluar. Pasi mbledhin të dhënat, ato i transmetojnë me VVifi, apo në një telefon. Nëse ndodh ndonjë problem, si ndalim zemre, aktiviteti cerebral, ose rrallim rrahjesh të zemrës, telefoni lajmëron urgjencën. Tashmë është depozituar një kërkesë për patentimin e shpikjes, por kjo teknologji, sipas studiuesve, duhet ende të pësojë disa ndryshime, para se të hidhet në treg. Me kalimin e kohës, ky zbulim mund të ndihmojë për zhvillimin e disa aplikacioneve, të destinuara për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike, personat e moshuar që jetojnë vetëm, ata që jetojnë të izoluar, bile edhe për zjarrfikësit, apo policët në shërbim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shtohet rreziku i verërave shumë të nxehta në Evropë

Next Post

U vesha si djalë e shkova në Itali...

Advertisement