Amerika dhe Kanadaja janë kthyer së fundmi në dy vendet më të vizituara nga këngëtari Vedat Ademi. Ai, para ca kohësh, ishte në Amerikë bashkë me familjen e tij, ndërsa tani ndodhet në Kanada, ku edhe ka dhënë koncert për shqiptarët që jetojnë atje. Po nga shqiptarët që jetojnë atje, mësojmë se Vedati do të realizojë në atë vend edhe klipin e tij më të ri.
Kanadaja është një ndër vendet më të preferuara edhe nga shqiptarët, jo vetëm për mundësitë ekonomike që ofron, por edhe për bukuritë e saj natyrore dhe, nëse Vedati i ka nisur që tani xhirimet e klipit, me siguri, këtë herë do të kemi një klip dimëror nga ai. Vedati është një prej këngëtarëve më të pëlqyer dhe shumë këngë të tij janë kthyer në hite, ndaj vështirë të besohet se edhe ky nuk do të jetë një hit.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)
The Financial Ad Trader – banner hosting
” width=”1″ height=”1″ class=”alignnone” />