Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lori Haxhiu: “Suksesin ia dedikoj nënës sime…”
“Sulejmani i madhërishëm” Sulltani dënon me vdekje Bajazidin
Arjan Korkaj, ndez skenën në Athinë

“Sulejmani i madhërishëm” Sulltani dënon me vdekje Bajazidin

Selimi dhe Bejazidi vazhdojnë të grinden në lidhje me vendimin që ka marrë Sulejmani, për t’i çuar ata në sanxhakët përkatës.
Sokollu i jep Ferhatit letrën në të cilën Selimi i tregon të atit se Bejazidi nuk i është bindur urdhërit të tij dhe ka shkuar në Kutahja, ku ka mbledhur ushtarë për të sulmuar atë ose Sulltanin. Ai i kërkon të atit t’i japë urdhër se si duhet të veprojë. Sulejmani dëshpërohet kur e lexon letrën.
Selimi i thotë Lalës se edhe ata duhet të mbledhin ushtarë për të qenë të gatshëm për luftën e afërt, pasi Bajazidi mund të sulmojë në çdo moment. Bajazidi u kërkon aleancë njerëzve që e kanë dashur më shumë nënën e tij, me shpresë se ata do të jenë me të.
Fahrija gjen vajzat e Selimit duke u grindur për unazën që kanë gjetur në bizhuteritë e nënës së tyre. Fahrija shikon se ajo është unaza e Hyrremit dhe e kërcënoin Nurbanunë se do t’i tregojë Selimit. Në këtë moment, hyn ky i fundit dhe i thotë Fahrijes se nuk ka të drejtë të akuzojë si hajdute nënën e trashëgimtarëve të tij. Ai e urdhëron Gazanferin ta burgosë Fahrijen, ndërsa Nurbanusë ia bën të qartë se e di që ajo e ka vjedhur atë unazë… Fahrija i premton agait që e çon në burg se nëse e lë të lirë, ajo do t’i japë florinjtë e saj…
Mihrimaja mundohet ta qetësojë të atin në lidhje me Bajazidin. Ajo i thotë se Selimi i zmadhon gjërat, siç ka bërë gjithmonë, qëkur ka qenë fëmijë. Mihrimaja i betohet Zymbylit se ashtu si e ëma, do të luftojë deri në fund për qëllimin e saj. Sulejmani u nis nga një letër Selimit dhe Bajazidit ku i paralajmëron për herë të fundit që të zbatojnë urdhërat e tij. Mihrimaja i thotë se vëllezërit ia ka besuar e ëma dhe ajo ka të drejtë të mësojë se çfarë ai ka vendosur për ta.
Mihrimaja shkon te Bajazaidi dhe tronditet kur mëson se është e vërtetë që ai po mbledh ushtarë kundër Selimit. Sulejmani, që është në dijeni të vizitës së Mihrimasë te Bajazidi, shpreson që ajo të bëjë efekt, pasi ky është paralajmërimi i tij i fundit për të birin. Mihrimaja përpiqet ta bindë Defnen se e vetmja gjë që kanë detyrë të bëjnë ato të dyja në atë moment është të bindin Bajazidin t’u bindet urdhërave të Sulejmanit dhe të shmangin luftën.
Nurbanuja lajmëron Selimin se Mihrimaja ka shkuar te Bajazidi dhe se ajo, ndryshe nga e ëma, që mbronte edhe Selimin, mban vetëm anën e Bajazidit. Pashallarët të cilëve Bajazidi u kërkon aleancë, kanë frikë të vihen përkrah tij dhe kërkojnë më shumë kohë për të vendosur. Mihrimahja e pyet Zymbylin se çfarë do të kishte bërë e ëma po të ishte në vend të saj. Ai i thotë se ajo do të sakrifikonte veten para zemërimit të Sulltanit, vetëm për hir të fëmijëve të saj dhe Mihrimaja vendos të bëjë të njëjtën gjë.
Fahrija nuk arrin dot ta bindë rojen e burgut që ta nxjerrë jashtë, ndaj e tërheq atë, e mbyt dhe i merr çelësat.
Nurbanuja shkon të bëjë një banjo dhe në pasqyrë shikon Fahrijen. Kjo e fundit i thotë se i ka premtuar Hyrremit se do ta vrasë dhe do ta mbajë atë premtim. Nurbanuja e qëllon, por Fahrija mundohet ta mbysë. Në momentin e fundit, Nurbanuja gjen një thikë dhe e qëllon disa herë, derisa e vret…
Bajazidi i premton Mihrimasë se do të largohet për në sanxhakun ku e ka caktuar Sulltani. Ai i tregon Mihrimasë se po mbledh ushtarë për të mbaruar punë me Selimin. Bajazidi i thotë se ajo është e vetmja në familje që i ka mbetur dhe e pyet nëse do të vazhdojë ta mbështesë. Mihrimaja i thotë se është dakord që të mbledhë të gjitha forcat e tij dhe të bëjë atë duhet bërë dhe se ajo do ta mbështesë me të gjithë pushtetin që ka.
Mihrimaja i tregon Zymbylit i cili i thotë se i vetmi person tek i cili mund të kenë besim është Semiz Aliu.
Gracia futet në dhomën e saj dhe habitet kur gjen Rustemin aty. Ky i fundit e kritikon që e bëri të ditur lidhjen e tyre. Ajo thotë se këtë e bëri nipi i saj. Rustemi ia bën të qartë se nëse bën edhe një gabim tjetër, askush nuk ka për ta gjetur më trupin e saj…
Mihrimaja përpiqet të bindë Semiz Alin që të qëndrojë në krah të Bajazidit, pasi ai ishte i zgjedhuri i nënës së saj. Semizi pranon që ata të mos i tregojnë Sulltanit për mbledhjen e ushtarëve nga ana e Bajazidit…
Të dërguarit i sjellin Sulejmanit lajmin se djemtë e tij po shkojnë në sanxhakët ku ai i ka dërguar. Aliu i thotë Sulejmanit se ka pyetur shumë njerëz dhe nuk është e vërtetë se Bajazidi po mbledh ushtarë. Mihrimaja përpiqet me të gjitha mënyrat të mbrojë Bajazidin dhe ta akuzojë Selimin si njeri që shpif…
Rustemi kërkon të qëndrojë vetëm me Mihrimanë. Kjo e fundit i tregon atij të vërtetën, se Bajazidi në të vërtetë po mbledh ushtarë dhe thjesht po fiton kohë me ikjen e tij në sanxhak. Ajo i thotë se ai po përpiqet të bëjë aleanca dhe u tregon emrat e pashallarëve me të cilët ka kontaktuar Bajazidi. Rustemi i thotë se ka bërë një gabuim të madh dhe se detyra e tyre është të parandalojnë luftën dhe ta mbrojnë Bajazidin derisa ai të arrijë në fron. Mihrimaja i kujon se ai i ka premtuar nënës së saj duke vënë dorë mbi Kuran se do të mbajë anën e Bajazidit dhe se nuk duhet ta harrojë kurrë këtë.
Rustemi i kërkon një mendim Kazaskerit se çfarë ndodh nëse betohesh mbi Kuran dhe nuk e mban premtimin. Ai i thotë se ai thjesht mund të pendohet, të bëjë bamirësi dhe Zoti e fal. Rustemi vendos të ndërtojë një ndërtesë në emër të tij…
Bajazidi vazhdon të mbledhë ushtri pas vetes. Mihrimaja i nis flori Bajazidit si mbështetje të tij nga ana e saj dhe i kërkon Zymbylit të sigurohet që ato të shkojnë në destinacion.
Sokollu e kërcënon Rustemin se nëse i ndodh gjë Gracias dhe nipit të saj, ai do ta paguajë me jetën e tij, pasi ata janë nën mbrojtjen e Selimit.
Rustemi shkon te Sulejmani dhe e njofton se ka lajme se Bajazidi po mbledh ushtarë, ka mbledhur edhe disa pashallarë rreth vetes dhe se është nisur të luftojë me Selimin. Sulejmani mendon se tashmë nuk ka rrugë tjetër dhe se, meqë Bajazidi kërkon luftë, luftë ka për të gjetur.
Rustemi i kërkon Aliut të shkruajë letra për pashallarët që po mbështesin Bajazidin, edhe pse Aliu i thotë se kjo do të thotë dënim me vdekje për Bajazidin. Rustemi shkon te Mihrimaja dhe nuk i tregon kësaj të fundit për gjithçka që po ndodh…
Bajazidi po përgatitet. Sulejmani i kërkon një mendim Edu Sudit i cili i thotë se sjellja e Bajazidit është një rebelim dhe rebelimi nuk ka dënim tjetër përveçse me vdekje.
Bajazidi flet me ushtarët e tij, ndërkohë që edhe Sulejmani është bërë gati për luftë. Sulejmanui vendos të udhëheqë ushtrinë e tij dhe atë të Selimit gjithashtu.
Zymbyli vrapon për te Mihrimaja dhe i thotë se lufta ka filluar. Selimi shikon parzmoren që i ka lënë Hyrremi dhe thotë se e ëma nuk e kishte imagjinuar se çfarë parzmoreje mund ta mbronte atë. Mihrimaja vrapon për tek i ati dhe gjen Rustemin aty. Ajo e pyet nëse është në dijeni të fillimit të luftës dhe ai i thotë se ai po marshon bashkë me ushtarët e tij përkrah ushtrisë së Selimit.
Semizi kërkon të flasë me Mihrimanë dhe i thotë asaj se Rustemi e ka tradhtuar Bajazidin dhe se i ka penguar pashallarët të bashkohen me të. Me fjalë të tjetra, Rustemi po mban anën e Selimit. Mihrimaja shkon te Rustemi dhe e akuzon si tradhtar. Rustemi i thotë se fati i Bajazidit u shkrua me vdekjen e Hyrremit. Ai tashmë është shkruar të humbasë dhe se ajo nuk mund ta shpëtonte. Ai i thotë se gjithçka ka marrë fund dhe se tashmë, Sulltani ka nënshkruar dënimin e Bajazidit me vdekje.
Djemtë e Sulejmanit përballen me njëri-tjetrin dhe Bajazidi është më kot në pritje të forcave të aleatëve. Mihrimaja vrapon të flasë me të atin, por ai tashmë është futur në dhomën e Hyrremit, duke i kërkuar falje për atë që po bën…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lori Haxhiu: “Suksesin ia dedikoj nënës sime…”

Next Post

Arjan Korkaj, ndez skenën në Athinë

Advertisement