Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si morën hak me të vdekurin?

– Jam një qytetar nga rrethinat e Fierit dhe kërkoj një mendim nëpërmjet gazetës tuaj. Dua të denoncoj publikisht një gjest shumë çnjerëzor, të poshtër dhe të padëgjuar. Në vitin 1975, më vdiq vëllai 33 vjeçar në spitalin e Fierit. Neve na pllakosi dhimbja e hidhërimi, megjithatë, jeta i ka këto dhe koha mundohet t’i tresë. Në vitet 1980-1981, varrit të vëllait i kishin thyer gurët. Sapo mora lajmin, shkova dhe pashë se gurët nuk ekzistonin, bile as cifla të tyre nuk kishte. Unë vura dy gurë natyrorë dhe ika. Ata gurë nuk u cënuan më, por varri, pas një viti, bëri fira dhe unë e rregullova se, kujt i shkonte mendja që edhe me të vdekurin të bënin poshtërsira? Për çudi, në varr nuk gjetëm as shenjë, as eshtra. Këtu, i dashur psikolog, m’u hap një plagë e madhe shpirtërore. Nuk i gjenim dot arsyet. Vëllai një herë u zu me një moshatar të vetin dhe e goditi. Për këtë, bëri 3 muaj burg. Unë dyshoj, por fakte s’kam… Jam në siklet dhe ndoshta më ndihmoni ju. Nuk më shkonte mendja se kishte njerëz kaq të këqinj, shpirtzinj dhe të pacipë që marrin hak edhe me të vdekurin. Si ka guxuar?! I vdekuri është nën mbikqyrjen e Zotit… Tani më është larguar gjumi, por unë Zotit ia kam lënë në dorë, të ndëshkojë ata që luajtën me eshtrat e njeriut tim. Me respekt, banori nga Fieri.
Jashar Demiri, psikolog: – I nderuar letërshkrues nga Fieri! Ja, na erdhi edhe kjo, një letër e rrallë nga ju! Tek po lexoja, edhe unë u brengosa se si është e mundur që edhe të vdekurin s’e lënë të qetë të prehet në vendin e përjetshëm. Megjithatë, fundi i letrës suaj ishte i bukur dhe jo vetëm që më pëlqeu, por edhe më qetësoi, kur ju thoni se tek i vdekuri s’merret hak, se ai është nën kujdesin e Zotit dhe se ju ia keni lënë atij në dorë që ta ndëshkojë. Kësaj i thonë: “Fali o Zot se nuk dinë se ç’bëjnë!”. Në jetën time si psikolog me përvojë pune 35 vjeçare, kam njohur lloj-lloj njerëzish me lloj-lloj fiksimesh të çuditshme dhe na ka ndodhur që njerëz të sëmurë edhe të na kenë sulmuar, neve “shërbyesve” të tyre. Ne vetëm jemi mbrojtur dhe as nuk i kemi gjykuar sepse ca të tillë, në momente krizash, s’dinë ç’bëjnë, nuk janë më “ata” dhe, kur e humbin vetëdijen, mund të jenë më të rrezikshëm se kafshët. Po të ishim mërzitur kështu si ju, ose do ta linim punën, ose do të ishim plakur dyfish, ndaj nuk jam dakord me ankthin e pagjumësinë tuaj. Gjithsesi, denoncimin në polici, bëjeni!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ndërveprojnë ilaçet me ushqimin?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement