Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Shkela lulet
– Para dy netësh pashë në ëndërr sikur po shkoja te dajat e mi. Shkova atje dhe vendi ishte i mbushur me lule. Unë nuk doja t’i shkelja, por ishte e pamundur, ndaj shkelja mbi to, por çuditërisht, nuk prisheshin, merrnin sërish formën që kishin më parë. Një zë më thoshte: “Duhet të rrini me to, ju u përkisni atyre”. Më zuri frika nga kjo ëndërr. Mos vallë do vdes?
– Mos kini frikë, nuk do të vdisni, kjo ëndërr s’ka lidhje fare me vdekjen. Lulet simbolizojnë dhembshurinë, ndjeshmërinë, butësinë, kënaqësinë, bukurinë, pra, në varësi të pjesës tjetër të ëndrrës, ka një mesazh të qartë në ëndrrat me lule. Fakti që keni shkelur lulet, tregon që shpeshherë, ju i ndrydhni ndjenjat tuaja sepse keni frikë të shfaqeni siç jeni. Megjithëse mendoni se nuk po e lëndoni veten, ju përsëri ndiheni e shtypur në shpirt. Lëreni veten të lirë, shprehni çfarë ndjeni dhe jeta juaj do të marrë kthesë më aktive dhe më të bukur, ashtu si vetë lulet.

Halla me vello
– Përshëndetje! Jam një vajzë që kam parë në ëndër sikur po martohej halla ime. Ajo është e madhe në moshë dhe është akoma beqare. Ditën e dasmës, më kërkoi vetëm mua dhe motrës që të hynim në dhomën e saj, askujt tjetër. Mbaj mend që kur u futëm brenda, ajo ishte veshur me vello dhe na afroi pranë vetes. Ju lutem, a mund të ma shpjegoni ç’do të thotë?
– Një ëndërr e tillë tregon disa ndryshime në jetën tuaj, jo të hallës. Ju keni parë hallën, gjë që tregon se ajo vetë si person është shumë e pastër, e çlirët dhe shpesh, naive, gjë që ndikon jo mirë në jetën e saj sepse ia marrin për dobësi dhe mundohen ta lëndojnë. Ju vetë do të keni ndryshime të mëdha e pozitive në jetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një letër për ty...

Next Post

Sa duhet të ushtrohem?

Advertisement