Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Tuna, në serum pas 4 shisheve verë
Ronela dhe Samanta në Francë, “skandalizojnë” fansat në Shqipëri
Labinot Tahiri, i hapur për koncerte bamirësie

Ronela dhe Samanta në Francë, “skandalizojnë” fansat në Shqipëri

samanta ronelaRonela Hajati dhe Samanta Karavella, prej disa ditësh, kanë nisur një tur pushimesh. Nga Spanja, vajzat kanë udhëtuar drejt Parisit, ku e kanë kaluar më bukur, duke e çliruar veten nga çdo kompleks. E themi këtë sepse ato kanë postuar nëpër faqet e tyre personale video duke kërcyer në qytet, atje ku të gjithë dalin për të kërcyer “Sreet dance”, duke marrë kështu edhe një kujtim të bukur me vete. Por ata që i kanë parë videot e vajzave, i kanë pritur jo mirë. Sipas tyre, ato kanë konsumuar lëndë narkotike, pasi vetëm kështu e justifikojnë atë lloj kërcimi. Kanë qenë këto komente që i kanë acaruar shumë dy këngëtaret të cilat, edhe pse ndodhen ende atje, kanë reaguar menjëherë rreth këtyre fjalëve që duket se i kanë prekur jo pak.
“Po marr mundimin të shkruaj nga këtu ku jam sepse në fund të fundit, kam pak repsket për të gjithë ata që më ndjekin. Kurrë në jetën time nuk kam përdorur lëndë narkotike që të më duhet të marr kurajon për të bërë “skandal”, siç e quani ju. Ai është një vend ku të gjithë dalin dhe kërcejnë për argëtim e për të patur një kujtim për të qeshur. Si gjithmonë, më vjen keq që vuajmë kaq shumë nga mendjengushtësia dhe goja e ndyrë me vrer. Nuk para më kanë interesuar asnjëherë komentet fyçka të njerëzve bosh, por mendoj se kësaj here, është tepruar. Unë gjithmonë kam bërë ç’kam dashur, me një mendje super të kthjellët dhe realisht, më vjen neveri për shpirtin tuaj të pjerdhur. E teprova me fjalorin? Kam dëgjuar më keq nga ju”, ka përfunduar Ronela dhe të njëjtën gjë e ka postuar edhe Samanta në faqen e saj.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tuna, në serum pas 4 shisheve verë

Next Post

Labinot Tahiri, i hapur për koncerte bamirësie

Advertisement