Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– A është normale që i dashuri im flet shumë pak kur vjen fjala për intimitet, nuk më shpreh ndjenjat, më thotë “nuk është nevoja sepse unë e shpreh me vepra”?
– Femrat, në përgjithësi, kanë nevojë për fjalë të bukura, sidomos kur vjen puna te ndjenjat. Po kështu, femrat e kanë të nevojshme të shprehin ndjenjat e tyre dhe presin të njëjtën gjë nga partnerët, por për burrat, shpeshherë, bisedat janë vetëm për të shkëmbyer informacion. Nuk po themi që ndodh te të gjithë meshkujt, sepse ka nga ata meshkuj që kanë nevojë për komplimente e për fjalë dashurie, ashtu si edhe femrat, por fakti që ai nuk shprehet, nuk do të thotë që ai nuk ka ndjenja për ju. Çdo njeri ka natyrën e tij, karakterin e tij dhe mënyren e tij të të shprehurit të ndjenjave apo gjatë një marrëdhënieje intime.
– A është madhësia e testikujve një tregues i pjellorisë?
– Nga ana mjekësore, sigurisht që madhësia e testeve është një përcaktues i pjellorisë, por jo gjithmonë. Shpesh, personat nisen nga madhësia e testeve duke nxjerrë përfundime të tilla që “filan person është shumë pjellor”. Nëse them se madhësia e testeve është përcaktuese për pjellorinë, nisem nga përmasat normale, kur të dy janë njësoj dhe janë të zhvilluar normalisht, siç duhet të jenë.
– Doktor Evi, prej një viti jam i fejuar me një vajzë që e dua dhe më do shumë. Kemi patur marrëdhënie seksuale prej një viti dhe gjithçka ka qenë shumë normale, por kohët e fundit më ndodh që penisi nuk arrin fortësinë e duhur për të penetruar dhe më ka shkaktuar stres. Nuk e kuptoj nga se vjen, sepse s’kam pasur kurrë probleme të tilla. Një përgjigje nga ju do të më ndihmonte. Ku të drejtohem? Faleminderit.
– Shkaqet e problemit që shfaqni ju mund të jenë të natyrës psikogene ose fiziologjike. Duke qenë se më përpara keni pasur marrëdhënie pa probleme dhe kjo gjë ju është shfaqur vetëm tani, do të ishte mirë të bënit një vizitë të drejtpërdrejtë te një androlog, sepse kështu me letër, nuk mund të sqarojmë asgjë. Problemi juaj duhet parë nga afër, sepse duhen bërë një sërë pyetjesh dhe një vizitë mjekësore për të gjetur shkakun e problemit që keni ju me ereksionin.
– Unë jam diabetik, por përveç kësaj, kam vënë re që kam edhe një lloj impotence seksuale. A mund të më ndihmojë viagra në shërimin e impotencës, edhe pse jam diabetik?
– Viagra, në shërimin e impotencës te një pacient diabetik jep rezultat deri në 56 % të rasteve. Sigurisht, marrja e saj është e mira të bëhet nën kontrollin e mjekut për të parandaluar komplikacionet e tjera, siç janë për shembull, sëmundjet e zemrës. Kur një pacient është i sëmurë me diabet, ka edhe sëmundje të enëve koronare të zemrës, sëmundje që janë bashkudhëtare me impotencën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Alida: Dy më të dashurit e mi...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement