Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam i fejuar, por më pëlqen masturbimi

– Doktor Evi, përshëndetje! Kam pak kohë që kam filluar të kryej marrëdhënie seksuale. Jam 28 vjeç dhe gjatë aktit seksual, ka raste kur penisi nuk kalon plotësisht në ereksion, por përsëri e derdh spermën. Pastaj, ka momente kur e ndaloj aktin seksual. Theksoj se kam kaluar një traumë në fëmijëri. Zakonisht, bëj seks një herë në javë. Më pëlqen të masturbohem dhe e dashura ime ndihet shumë keq kur unë masturbohem duke parë filma dhe nuk kam dëshirë për të kryer marrëdhënie. Ju lutem, më qartësoni pak për problemin tim.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Nëpërmjet letrës tuaj, kuptoj që keni nevojë patjetër për konsultën e mjekut. Ju po merrni një drejtim të gabuar. Masturbimi, jo se ndalohet, por është i pranishëm më shumë gjatë kohës së pubertetit. Me njohjen e një vajze dhe kryerjen e aktit seksual me të, nuk ka nevojë të merresh më me masturbim. Në rast të kundërt, e fejuara juaj ka plotësisht të drejtë dhe është një shqetësim për të. Kjo gjë duhet të jetë shqetësim edhe për ju, gjë që e shoh se nuk e kuptoni siç duhet. Duhet të shkëputeni patjetër nga masturbimi dhe ta arrini kënaqësinë seksuale, pra, orgazmën, me partneren tuaj, ndryshe, e ardhmja juaj do të jetë me probleme serioze. Kontaktoni me një mjek androlog për t’ju ndihmuar që të shkëputeni nga kjo dominancë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Stresi: Vetëm Enxhit i kam thënë “të dua”!

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement