Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Është zbuluar një asteroid me madhësinë e një mali

Vladimir Lipunov, profesor në Universitetin Shkencor të Moskës, ka zbuluar një asteroid, i cili i afrohet Tokës çdo tre vjet. Shkencëtari rus, që i ka vënë asteroidit emrin “2014 UR116», ka thënë se ai për momentin nuk përbën rrezik për planetin tonë, por nëse do të përplasej me ne, fuqia e kësaj përplasjeje do të ishte 1000 herë më e madhe se ajo e meteorit me madhësi sa një autobus që u përplas në Rusi, në vitin 2013. Ky i fundit hyri në atmosferën e Tokës në qytetin e Çeljabinskit dhe shkaktoi një sërë shpërthimesh, që thyen dritaret dhe dëmtuan ndërtesat me një rreze prej disa kilometrash rreth e rrotull.
Profesori Lipunov tha se është e vështirë të përllogarisësh orbitën e shkëmbinjve të tillë si “2014 UR116», sepse trajektorja e tyre ndryshon vazhdimisht për shkak të tërheqjes së rëndesës së planeteve të tjerë. Ai ka thënë se ekzistenca e këtij asteroidi provon se sa pak dinë shkencëtarët për asteroidët e tjerë që mund t’i shkaktojnë dëme planetit tonë. Nga 100 mijë objekte që i afrohen Tokës dhe janë të mëdhenj sa të përbëjnë rrezik, vetëm 11 mijë janë zbuluar dhe kataloguar deri tani. Megjithatë, NASA ka thënë se asteroidi 2014 UR116 nuk ka kaluar aq afër Tokës sa të konsiderohet si kërcënim. “Megjithëse ky asteroid me diametër 400 metra ka një orbitë rreth Diellit që zgjat tre vjet dhe i afrohet periodikisht Tokës, ai nuk përbën një rrezik, sepse rruga e orbitës së tij nuk i afrohet shumë orbitës së Tokës”, kanë thënë zëdhënësit e NASA. Para disa javësh, shkencëtarët e gjithë botës u mblodhën për të paralajmëruar se asteroidët mund t’i jepnin fund njerëzimit nëse nuk bëhen më shumë përpjekje për t’i zbuluar dhe shkatërruar ata. “Njerëzit e lashtë kishin të drejtë kur mendonin se qielli dhe lëvizja e trupave qiellore ndikojnë në jetën në Tokë, vetëm se jo në mënyrën që ata e imagjinonin”, ka thënë njëri prej shkencëtarëve. “Nganjëherë këta trupa qiellorë drejtohen drejt Tokës; ja përsa është misioni ynë t’i gjejmë asteroidët, para se të na gjejnë ata neve”. Ekzistojnë sisteme për të zbuluar asteroidët e mëdhenj, por studimet e fundit kanë treguar se edhe shkëmbinjtë e vegjël, me rreze 50 metra, janë aq të mëdhenj sa të shkaktojnë dëme në Tokë. “NASA ka bërë një punë shumë të mirë në gjetjen e objekteve të mëdhenj, të përmasave që mund të shkatërrojnë racën njerëzore”, tha Ed Lu, një astronaut që ka bërë tre udhëtime në hapësirë, në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. “Janë ata që mund të shkatërrojnë një qytet, ose të dëmtojnë ekonominë e një vendi për 200 vjet që përbëjnë problem”, tha ai.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Landfilli i Sharrës, një minë me sahat, në portën e kryeqytetit  Nga: Arlis Alikaj (Librazhd)

Advertisement