Ishim mësuar që në emisionin e pasdites në Vizion+ të shikonim prezantuesen e ëmbël, Anila Çela dhe teleshikuesit u afeksionuan shumë me të, por para disa ditësh, Anila sapo ia dorëzoi vendin e saj një tjetër prezanueseje e cila do të jetë fytyra e “Vizionit të pasdites” tani e tutje, pasi ish-prezantuesja e emisionit të pasdites në Vizion +, do të largohet përkohësisht. Ky në foto, është edhe momenti kur Anila po i lë vendin Lorit, vajzës e cila ka punuar edhe më parë si prezantuese në këtë televizion, në emisionin e mëngjesit, aty ku edhe zuri fill karriera televizive e Anila Çelës. Tani e tutje, në vend të Anilës, do t’ju duhet të shihni çdo pasdite Lorin, e cila shpresojmë t’ju bëjë ta ndjeni sa më pak mungesën e Anilës.
Advertisement