Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zbulohet sekreti i “anijeve të alenëve”

Në “hartat e natës” të planetit tonë, që u përpiluan dy vjet të shkuara nga NASA në bazë të të dhënave dhe fotografive të dërguara nga satelitët prej Kozmosi, dukeshin disa grumbuj objektesh ndriçuese, të cilët shfaqeshin edhe mbi Oqeanin Atlantik, në vise ku s’kishte asnjë ndërmarrje, fabrikë apo institucion. Ç’të ishin vallë këto përqendrime drite? Duke filluar që nga viti i kaluar, me të qarkulluar harta, kjo pyetje filloi të shqetësonte miliona amatorë të astronomisë dhe fenomeneve kozmike. Specialistët nuk jepnin përgjigje të sakta, por vetëm supozime: Ata grumbuj drite mund të jenë ose “disqe fluturues”, mjete udhëtimi të alenëve jashtëtokësorë, të cilët me siguri kanë krijuar baza në Oqeanin Atlantik, madje ato mund të jenë edhe nën ujë, ose atë dritë e lëshojnë organizma të gjalla si puna e plaktoneve… U bënë kërkime në të dyja drejtimet e lartpërmendura, por shkencëtarët nuk morën asnjë përgjigje pozitive. Mbeti enigmë: Ç’të ishin vallë ata grumbuj objektesh ndriçuese që paraqiteshin edhe në një dokument zyrtar si “hartat e natës” së planetit tonë, që kishin përpiluar specialistët mbi bazën e të dhënave konkrete të satelitëve që nga Kozmosi?

Enigmën e zgjidhën po vetë specialistët e NASA-s, të cilët deklaruan: Grumbujt e dritës nuk janë gjë tjetër veçse reflekse të fenerëve të peshkatarëve që gjuajnë kalmar me varkat e tyre në zonat e Argjentinës dhe në ishujt e Folklendit. Ata përdorin llampa shumë të fuqishme dhe pikërisht reflekset e kësaj drite janë kapur nga objektivi i aparateve fotografike të satelitëve. Po pse janë aq shumë refleksione, saqë krijohen grumbuj drite? Specialistët përgjigjen: Ato janë shumë sepse i madh është edhe numri i peshkatarëve. Kalmari argjentinas (Illex Argentinus) kërkohet shumë dhe gjuetia e tij është shumë e përhapur, mirëpo ata nuk kapen pa përdorur fenerë të fortë, drita e të cilëve duket edhe që nga Kozmosi. Ja, në këtë mënyrë u krijuan përralla për disqet fluturuese të alenëve që gjoja, kishin ngritur baza në Oqeanin Atlantik.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Veza, i meriton të gjitha “nderet”!

Next Post

Getoari: Mos shpifni! Nuk jam i lidhur me Marinën!

Advertisement