Në shkollë, në lëndën e fizikës, na kanë mësuar se fotonet, në dallim nga elektronet, protonet dhe neutronet, nuk kanë masë dhe ngarkesë elektrike. Kjo do të thotë se fasha e dritës nuk mund t’i “ndalojë” në asnjë mënyrë rrezet analoge gjatë takimit të fotoneve me njëra-tjetrën, ato vetëm i interferojnë dhe aq…
Edhe shkencëtarët kanë menduar deri tani se këto pjesëza nuk mund të bashkohen në një strukturë unike, siç ndodh, për shembull, në rastet e atomeve dhe molekulave analoge. Fotonet nuk mund “të ngjiten” sepse nuk kanë masë dhe nuk zotërojnë as ngarkesa elektrike, mirëpo disa kohë më parë, fizikanët amerikanë, pedagogë në Universitetin e Harvadit dhe nga Instituti Teknologjik i Masaçusetsit, arritën të krijojnë një molekulë origjinale fotonesh. Për të krijuar një strukturë të tillë, ata krijuan kushte të përshtatshme në të cilat fotonet mund të ndikonin fuqishëm mbi njëra-tjetrën. Shkencëtarët vendosën atomet e rubinit në një kamera vakuminoze dhe i ftohën në një temperaturë të afërt me zeron absolute. Pastaj, me ca impulse të dobëta rrezesh lazer, “bombarduan” “retë” e këtyre atomeve, duke futur atje edhe fotone. Shkencëtarët panë se këto të fundit, duke u ndeshur me atomet e ftohta, e dhanë pothuajse të gjithë energjinë vetjake. Kuptohet se fotonet, në këto kushte (pas asaj që ndodhi), e ngadalësuan shumë lëvizjen e tyre. Pas kësaj, filloi procesi më interesant: Në masën e lëvizjes së fotoneve rreth “reve” të atomeve të ngrira, energjia e tyre u transmetohej atyre vetë, domethënë, fillimisht ajo endej nga atomi në atom në të njëjtin drejtim që shkonte fotoni dhe më në fund, e braktisi “renë” me të njëjtin foton. Në këtë mënyrë, fotoni në dalje lëvizte me të njëjtën shpejtësi si në hyrje. Në parim, asgjë të jashtëzakonshme nuk ka në “sjelljen” e këtyre pjesëzave. Sikurse dihet, edhe fotoneve që hyjnë në fashën e dritës në një gotë me ujë, u “merret një pjesë e energjisë, e cila “u kthehet” përsëri atyre në dalje, pa pësuar ndonjë humbje. (Ka një analogji me dorëzimin e armëve të zjarrit në klubet e natës në SHBA, ku, në fillim, klientëve u merren armët dhe ata mbeten pa to e pastaj, kur largohen nga lokali, u jepen dhe ata armatosen përsëri). Ndryshimi qëndron vetëm në faktin se mjedisi nga atomet e ftohta të rubinit u merr fotoneve shumë më tepër energji. Ja, kështu, pasi regjistruan këtë efekt, shkencëtarët bënë një eksperiment interesant: Lëshuan në “retë” e atomeve të ftohura njëherazi dy fotone. U vërtetua se ata u larguan nga “reja” së bashku, praktikisht, si një molekulë e vetme e përbërë nga dy atome. Po përse ndodhi ky fenomen? Shkencëtarët pohojnë se në këtë situatë, funksionoi mekanizmi i quajtur “bllokimi i ridbergut”, thelbi i të cilit qëndron në faktin se kur njëri atom tensionohet, “vëllai” i tij, që është shumë i afërt me të, nuk mund të tensionohet deri në të njëjtën shkallë. Rezultat i këtij bllokimi, sipas mendimit të shkencëtarëve, ishte fakti që, kur një foton hyri te “reja”, ai i dha energjinë e tij atomit më të afërt i cili u tensionua (ngacmua). Po vetë fotoni, ama, gjatë kësaj kohe, shkoi përpara gjersa kolegu i tij tensionoi (ngacmoi) atomin e dytë. Mirëpo fotoni i dytë, që “fluturonte” pranë nuk mund ta ngacmonte dhe tensiononte atomin e vet për shkak të “bllokimit ridberg” dhe për këtë shkak, ai qëndronte pas shokut të vet. Ndërkaq, përderisa energjia e fotonit të parë transmetohet nga atomi në atom, pikërisht si në ndonjë stafetë, ai dhe “i vëllai” i mbetur prapa tij, do të lëvizin gjithmonë së bashku dhe do të jenë në bashkëveprim. Ja, kështu u vërtetua se mund të krijohet një molekulë fotonesh, pra, ato të shkrihen dhe të bashkohen te njëra-tjetra në një molekulë të vetme.
Po përse mund të përdoret në jetë një molekulë e tillë fotonesh?
Shkencëtarët mendojnë se, përderisa fotonet shikohen si mjet i shkëlqyer për transmentimin e informacionit kuantotativ, që përshtatet aq shumë për realizimin e kompjuterave kuantotativë, bashkëveprimi i tyre mund të shfrytëzohet fare mirë në këtë fushë. Deri tani, pengesë në këtë drejtim (shkak që nuk janë krijuar ende kompjuterat e këtij lloji) ka qenë fakti se fotonet nuk kanë mundur të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Tani, me zbulimin e këtij bashkëveprimi, prodhimi i këtyre kompjuterave del në rendin e ditës… Pastaj, çdo gjë është në fillim dhe ende nuk dihet me saktësi se për çfarë tjetër mund të përdoret një molekulë fotonesh…
Advertisement