Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Isha me të dashurën në një hotel, por nuk më pëlqeu fare si ambient, çarçafët m’u dukën jo shumë të pastër dhe kam një javë që nuk fle gjumë rehat, sepse kam frikë mos kam marrë ndonjë infeksion. A është e mundur të merret infeksioni seksual nga çarçafët?
– E kuptoj shqetësimin tuaj, por gjer tani nuk është konfirmuar që infeksionet seksuale të merren edhe nëpërmjet të brendshmeve apo çarçafëve. Infeksionet seksualisht të transmetueshme, për vetë specifikën e tyre, merren vetëm nëpërmjet aktit seksual.
– Jam i fejuar me një vajzë shumë të mirë që, edhe pse më ka dalë e virgjër, më duket sikur e ka vaginën të zmadhuar. Sa është gjatësia e vaginës normale te një femër?
– Gjatësia e vaginës është 9 cm, duke u nisur nga buzët e jashtme, deri në forniks posterior. Në vend që të shikoni madhësinë e vaginës së saj, më mirë mundohuni ta përjetoni marrëdhënien tuaj në mënyrë sa më të kënaqshme dhe ta shijoni atë pa paragjykuar, aq më tepër që vetë e konfirmoni se ajo nuk ka patur marrëdhënie seksuale më parë, meqë e paskeni kaq të rëndësishme këtë gjë.
– Doktor Evi, a është normale që të djersijnë testikujt? Për pasojë, mbathjet më marrin ngjyrë si të verdhë. Ndoshta kam ndonjë rrjedhje dhe nuk e kuptoj? Theksoj që unë merrem me palestër. Mos vallë e sforcoj veten dhe po e dëmtoj organin tim seksual? Jam 30 vjeç, s’kam probleme me seksin, por kjo djersitje më shqetëson sepse shpesh kam kruajtje të lëkurës së sipërme dhe kjo është shumë e bezdisshme. Pres një përgjigje nga ju: A mjekohet dhe a është e dëmshme kjo gjë?
– Vendet ku krijohet palë, pozicionet si ndërmjet kofshëve, sqetullat, gishtat, janë vende të përshtatshme për shtimin e sekrecionit të lëkurës, lagështimin e saj dhe zhvillimin e shpeshtë të infeksioneve mykotike, gjë që shoqërohet me erë të keqe, me sekrecione më të shtuara, ndoshta edhe me ngjyrë si në të verdhë. Me të dhënat që më paraqisni, mendoj se ndoshta ju keni një infeksion të tillë. Një vizitë te mjeku dhe marrja e mjekimit të duhur do të sjellë shërim të plotë, ndaj shkoni te mjeku androlog menjëherë.
– Përshëndetje Doktor Evi! Burri im ka problem me varikocelën. Nëse bëhet ndërhyrja, a do kemi mundësi të kemi edhe ne fëmijë?
– Varikocela është zgjerimi i enëve të gjakut venoz të skrotumit (qeses). Ajo është e lindur dhe prek rreth 15 % të meshkujve. Varikocela nuk bëhet shkak për uljen e aftësisë seksuale të mashkullit. Një rëndësi shumë të madhe ka varikocela në drejtim të infertilitetit, pasi ajo është parë si shkaktari kryesor i uljes së parametrave fertilizues. Në një situatë të tillë, ju rekomandoj t’i nënshtroheni patjetër një ekzaminimi të hollësishëm te një mjek specialist. Vetëm në këtë mënyrë, mund të parandaloni një dëmtim të mëtejshëm të spermogramës dhe aftësisë fertilizuese. Nëse bëni ndërhyrjen e duhur, nuk do të keni probleme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

19 pyetje të takimi të parë

Next Post

A dini sa duhet për gripin dhe trajtimin e tij?

Advertisement