Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
- Më datë 03.12.2014, ora 16.30, u arrestua në flagrancë për arsye ekstradimi shtetasi Lulëzim (Alfons Kullaj) Ademi, vjeç 39, banues Tiranë, i dënuar për “Armëbajtje pa leje’’, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit së Brescias/Itali me vendimin penal Nr. 251/2012 SIEP, datë 07.02.2012, e ka dënuar me 12 vjet e 3 muaj burg (i mbeten për të vuajtur 9 vjet e 3 muaj burg) për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë Kriminale me qëllim trafikim lëndësh narkotike”. Nenet 110 e 112 të Kodit Penal Italian.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
- Më datë 03.12.2014, u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet hetimore për veprën penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, pasi dyshohet se kompania që prodhon këto dokumenta, ka konstatuar se më datë 02.03.2012, pranë zyrës së gjendjes civile nr. 2 Tiranë, ka aplikuar shtetësia M.B, vjeç 51, banuese në Tiranë dhe po me këto gjeneralitete, më datë 10.07.2014, pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, ka aplikuar një shtetase me gjeneralitete të njëjta, por gjurmët e gishtërinjve të ndryshme. Neni 189 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen H.B, vjeç 66, banuese në Kamzë, pasi dyshohet se ka aplikuar për pasaporte biometrike dy herë me të dhëna personale të ndryshme. Neni 189 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.Z, vjeç 55, banuese në fshatin Marqinet, pasi dyshohet se ka falsifikuar certifikatën familjare duke ndryshuar vendlindjen. Neni 191 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.D, vjeç 31, banues në Babrru, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 08.00, në Babrru, në parkim, duke hapur derën e mjetit “Opel”, është përplasur motori “Dayang”, i drejtuar nga shtetasi E.N, vjeç 25, banuese në Babrru, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.S, vjeç 47, banues në Fushë Mëzës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 07.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar autobusin tip «Daf», ka aksidentuar këmbësorin I.K, vjeç 44, banues në Kodër Kamëz, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lire për shtetasin D.D, vjeç 33, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 16.20, në rrugën “Sami Frasheri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar fëmijën H.S, vjeç 9, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014,filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Xh, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në rrugën ”A.Frasheri”, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin Benz. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 1
- Më datë 03.12.2014, ora 15.30, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e pa ligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.H, vjeç 73, banues në fshatin Mjull Bathore, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit D. G, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën tij, ka bërë rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 18.00, u arrestua në flagrancë shtetasi L.O, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në banesën e tij, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 17.00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “ Muhamet Gjollesha”, në banesën e tij, është konstatuar se kishte bërë lidhjen e paligjshme të energjisë. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.M, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘Ibrahim Rugova”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen B.Z, vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2014, ora 01.45, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M, vjeç 48, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes Zh.M, 42 vjece, të cilës iu plotësua kërkese-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a/ 2 i Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2014, ora 00.30, shtetasi E.S, 17 vjec, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 03.12.2014, rreth orës 23.40, në rrugën “Grigor Heba”, dy persona të panjohur, e kanë goditur me grushte, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në bulevardin ”Zogu i Parë”, ka dëmtuar me sende të forta mjetin tip “Smart’’ dhe ka goditur me sende të forta shtetasin Gj.P, vjeç 48, banues në Tiranë. Nenet 150 e 90 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 16.00, u ndalua shtetësia A.Z, vjeç 49, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Islam Alla”, në banesën e shtetasit Z.B, vjeç 88, ka vjedhur 300.000 lekë dhe 300 euro. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh.B, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.12.2014, ora 19:00, në rrugën ‘Jodan Misja”, ka kanosur me fjalë dhe goditur me grusht shtetasen V.P, vjeç 30, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve L. B, M.B dhe E.B, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, kanë vepruar në kundërshtim me vendimin Nr.13389, datë 23.09.2005, të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj kunatës F.B, vjeç 54, banuese në Tiranë. Neni 321, 130/a dhe 90 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V.D, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në ora 19.30, në rrugën “Mine Peza”, në banesë, i ka vjedhur pajisjet e shtëpisë shtetases N.Q, vjec 57, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.M, pasi dyshohet se rreth orës 10.15, në Kodër Kamzë, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetases Z.Rr, vjec 23, të cilës iu plotësua dhe urdhri i mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 19:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit P.Z dhe R.G, vjeç 47 dhe 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Mine Peza”, në banesën e tyre, janë konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit S. B, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, në banesën e tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në matësin energjisë. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P.K, vjeç 79, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza“, në banesën e tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 10.00, u ndalua shtetasi në kërkim Albert Kapllani, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr 2086, datë 30.09.2014, ka vendosur masën e sigurimit ‘’Arrest me burg’’, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 16.30, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Sh, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti O.Sh, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 02.12.2014, ora 23.30, shtetasi F.G, vjeç 17, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 01.12.2014, rreth orës 12.00, i është larguar nga banesa motra e tij K.G, vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan prokurorisë.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. N, M.D, G.D, J.H, I.G, e E.T, vjeç 61, 29, 58, 42 dhe 22, banues në Qesarak, pasi dyshohet se në banesa kanë bërë lidhje te paligjshme te energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tasim Shehu”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases S.Sh, vjeç 58, ku kanë marrë 350 euro. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
- Më datë 03.12.2014, ora 14.30, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 20, banues në fshatin Bulçesh, pasi dyshohet se në banesën nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.Sh, vjeç 74, banues në fshatin Bulçesh, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 14.00, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D, vjeç 34, banues në Bulçesh, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F.R, vjeç 24, banues në Babrru, pasi dyshohet se gjatë natës, në Babrru, në banesën e shtetasit R. Sh, vjeç 67, ka vjedhur një gjenerator dhe një moto sharrë elektrike. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 19.00, shtetasi B.H, vjeç 50, banues në Gorshist, Struge Maqedoni, kallëzon se, në datë 01.12.2014, i është larguar nga banesa mbesa E.P, vjeç 24, banues Gorshist, Struge Maqedoni, e cila u gjet dhe dorëzua familjarëve dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Nr. 6
- Më datë 03.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Besim Alla”, në pallatin, me administrator shtetasin Sh.O, 43, kanë vjedhur një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 10.30, shtetasi I.H, vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se në mënyrë të vazhdueshme është shqetësuar në celular nga numra të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 00.30, në rrugën ‘’Teodor Keko’’, në pallatin e nje firme private ka rënë zjarr dhe janë djegur kabullat e instalimeve elektrike. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vleresim.
- Më datë 03.12.2014, ora 14.00, në fshatin Mëzes, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit R.T, vjeç 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 19.30, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.M, G. T e G. M, vjeç 38, 35 dhe 28, banues në fshatin Sakosë, Vorë, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, në fshatin Sakosë, kanë lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjëshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
- Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 28.10.2014, që bën fjalë për vjedhjen e disa shpendëve pranë banesës së shtetases H.M, vjeç 28, banuese në fshatin Rrakull, sot më datë 03.12.2014, u kap dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.K, vjeç 35, banues në fshatin Rrakull. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.B, vjeç 60, banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 15.00, në banesë, me vetëgjyqësi, i ka marrë televizorin ish- bashkëshortes L.B, vjeç 51, banuese në Kavajë. Neni 277 i Kodit Penal.
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
- Më datë 03.12.2014, ora 17.00, nga Italia u ekstradua dhe ju dorëzua DP të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar R.C, vjeç 41, banues në Berat, pasi dyshohet se Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim Nr. 45, datë 14.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale, “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”. Nenet 283/a/2, 22 e 186 të Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.K, vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se ne ora 14.00, në aksin rrugor Gramsh Cerrik, është kapur duke transportuar 16m3 dru zjarri me mjetin tip Benz kamion, me dokumente të fallsifikuar. Neni 180 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
- Më datë 03.12.2014, ora 10.00 u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ç, vjeç 36, banues në fshatin Velçan, i pajisur me leje drejtimi greke, pasi dyshohet se sot rreth orës 07.30, në aksin rrugor Librazhd–Elbasan është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nisan”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 11.25, në lagjen “Vullnetari”, në banesë dyshohet te jete vetëvarur shtetësia F.D, vjeç 49. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 16.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Klevi Bica, vjeç 21, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në unazën e qytetit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin V.Gj, vjeç 55, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 22.00, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.Q, vjeç 63, banues në fshatin Shelcan, pasi dyshohet se sot rreth orës 13.00, në fshatin Shelcan, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 48, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 17.00, në dalje të qytetit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M.Ç, vjeç 33, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 24.00, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 28, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në afërsi të fshatit Klos, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar motorin tip Yamaha pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 24.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Xhelili, vjeç 23, banues në fshatin Shtërmen, pasi dyshohet se rreth orës 16.30, në afërsi të fshatit Shtërmen, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin motorr i tipit Dayang. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 24.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Kamami, vjeç 32, pasi dyshohet se rreth orës 17.00, në Cerrik, te jete kapur pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin motor tip Yamaha. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit R.D, vjeç 55, banues në Cërrik, pasi dyshohet se rreth orës 17.00, në fshatin Klos, në ambientet e lokalit të marrë me qira iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter, 1 printer dhe 1 televizor që shërbejnë për lojëra fati, pa leje. Neni 197 e 198 i Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Z.N, vjeç 33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 03.12.2014, rreth orës 23.30, në lagjen Luigj Gurakuqi, në ambientet e lokalit të marrë me qira ju gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kompjuter, një printer që shërbejnë për lojëra fati, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin
- Më datë 03.12.2014, ora 21.00, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.L, A.K, H.L, F.H e G.B, vjeç 57, 59, 65, 33, e 45, banues në Peqin, pasi dyshohet se sot rreth orës 15.15 gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE në lokalet e tyre, kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
- Më datë 03.12.2014, ora 20.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.Sh, vjeç 34, banuese në fshatin Pishkash, pasi dyshohet se vjehrri Sh.Sh, vjeç 68, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.B, vjeç 39, banues në Prrenjas, pasi dyshohet se rreth orës 08.00, në fshatin Pishkash, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Sh.Sh, vjeç 68, banues në Pishkash. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 17.30, shtetasi B.A, vjeç 28, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, kallëzon se në fshatin Fanjë, duke udhëtuar me kalë, ka rënë në kontakt me telin elektrik, për pasojë i ka ngordhur kafsha me te cilen po udhetonte. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Drejtoria e Policisë Qarkut Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin P.M, vjeç 51, banues në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 09.30, u kap me mjetin tip “Benz”, duke transportuar pasagjerë me një autorizim të lëshuar nga bashkia, që dyshohet se është i falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
- Më datë 03.12.2014, ora 12.00 u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Mata, vjeç 41, banues në fshatin Poshnje, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. S, vjeç 44, banues në fshatin Skrevan, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në Ura Vajgurore, ka kanosur me fjalë për jetën shtetasin S.Gj, vjeç 51, banues në Ura Vajgurore. Neni 84 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 24.00, në fshatin Cukalat, shtetësit Sh.Z, vjeç 59, tre persona të maskuar, i kanë marrë më dhunë 22000 lekë, disa bizhuteri dhe dy palë vathë floriri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 139 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 22.00, u ndalua shtetësi E.V, vjeç 37, banues në fshatin Gjeroven, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr 474, datë 03.11.2014, e ka dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë
Seksioni për narkotikët
- Në vijim të komunikatës së datës 14.06.2014, që bën fjalë për gjetjen dhe sekuestrimin e 434.4 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, në mjetin tip “Benz”, me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasit H.M, vjeç 47, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se rezulton të jetë autori i dyshuar i kësaj vepre penale. Neni 283/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
- Më datë 03.12.2014, ora 13.00 u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj, vjeç 36, banues në fshatin Urakë, pasi dyshohet se në orë 12.30, në shëtitoren e qytetit u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip ”Yinxiang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K, vjeç 40, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 02.12.2014 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes F.K, vjeç 43. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.M, vjeç 31, banues në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten E.L, vjeç 25, banuese në Shengjin, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Neni 84 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 03.12.2014, ora 12.00, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Ll, e A. Ll, vjeç 69 dhe 37, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë detyruar duke i kanosur qe të mbyllin aktivitetin, shtetasin N.L, vjeç 23, banues në fshatin Zejmen. Neni 170/b/1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 12.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershëm për shtetasen F.K, vjeç 43, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. M, vjeç 40, banues në Lezhë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në ora 16.59, në aksin rrugorë Lezhë-Milot, tek mbikalimi i trenit, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri N.N, vjeç 57, banues në Lezhë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatës datë 01.12.2014, për vjedhjen e energjisë elektrike, më datë 03.12.2014, ora 21.50, u ndalua shtetasi T.N, vjeç 39, banues në Lezhë. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.V, vjeç 36, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “Nënë Tereza”, për motive të dobëta, e ka kanosur me fjalë shtetasin M.N, vjeç 37. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mirditë
- Më datë 03.12.2014, ora 16.30, u arrestua në flagrancë i shtetasi E. K, vjeç 28, banues në Fang, pasi dyshohet se më datë 03.12.2014, gjatë natës, në Fang, i ka vjedhur një lope shtetasit V.N, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 krehër pushke model 56 me 10 fishekë. Nenet 278 dhe 134 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 18.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z.Ll, vjeç 70, banues në Rrushkull, Mirdite, pasi dyshohet se rreth ores 05.40, në Prosek, për motive pronësie, ka djegur me zjarr, materiale në pronësi të shtetasit P.Ll. Neni 151/1 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 03.12.2014, filloj procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P.B, F.T e A.F, vjeç 54, 54 dhe 54, banues në fshatin Dobraç, Shkodër e Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 1991, në fshatin Dobraç, shtetasit P dhe F, në detyrën e Kryetarit dhe të Anëtarit të ndarjes së tokës në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë dhënë një sipërfaqe toke në pronësi një banori të fshatit, brenda të cilës ndodhet lapidari në përkujtim të heroit Çerçiz Topulli, ndërsa A.F në detyrën e regjistruesit në ZRPP Shkodër ka regjistruar pronën në kundërshtim me ligjin për “Mbrojtjen e monumenteve në vitin 2002”. Neni 248 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 17.30, u ekzekutuan urdhërat Nr. 942, 943, 944 e 945, datë 03.12.2014, të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “ Arrest në burg” për shtetasit F.T, A.B, L.N e R.H, vjeç 54, 47, 48 dhe 52, banues në Shkodër e Malësi e Madhe, me detyrë përgjegjës në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, ish rregjistrues në Z.V.R.P.P Malësi e Madhe, me detyrë Kryetar i Komunës Gruemirë Malësi e Madhe dhe me detyrë specialist në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarkun e Shkodrës, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e “Falsifikim i dokumentave” në bashkëpunim. Nenet 248, 25 e 186/3 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Z. H, vjeç 73, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi proçedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar rilidhja e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.N, 22 vjec, banues fshati Juban, pasi dyshohet se më orën 20.30, në Guri Zi, duke drejtuar motorcikletë tip “Honda”, pa targa, pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar vetë si dhe shtetasin F.O, 46 vjec, banues ne fshatin Vukatan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Shkodër
- Më datë 03.12.2014, në afërsi të kufirit në Malësi të Madhe, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të kalojnë kontrabandë 6 koli cigare me 2950 paketa të llojit Marble dhe BB dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 172 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Kukës
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
- Më datë 03.12.2014, ora 20.00, u ndalua shtetasi H.I, banues në Bajram Curri, elektriçist, pasi dyshohet se më datë 27.11.2014, në biznesin privat, në pronësi të shtetasit C.Gj, (i arrestuar për vjedhje energjie), është gjetur lidhje tjetër e pa ligjshme e energjisë elektrike. Neni 248 i Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2014, ora 02.00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 50, banues në B.Curri, elektriçist, pasi dyshohet se më datë 02.12.2104, duke shpërdoruar detyrën, nuk i ka faturuar energjinë elektrike sipas matësve abonentëve. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kukës
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.C, vjeç 66, banues në Kukës, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e O.SH.E.E-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit M. V, vjeç 30, banues në Peshkopi, ish- përgjegjës i lidhjeve të reja në OSHEE-në Dibër, pasi dyshohet se gjatë viteve 2012-2013, duke shpërdoruar detyrën, ka lidhur kontrata të reja për disa abonent familjar të cilët rezultonin debitor. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat
- Më datë 03.12.2014, ora 17.30 , në fshatin Fullqet, në banesë, shtetasi B.H, vjeç 19, duke ndërruar tjegullat e banesës, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit.
Komisariati i Policisë Durrës
- Më datë 03.12.2014, ora 04.15, në fshatin Rrashbull, në banesë ka vdekur shtetësia F.C, vjeç 69. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Durrës.
- Më datë 02.12.2014, ora 17.00, në lagjen Nr. 1, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit F.M, vjeç 28, ku kanë marrë një kompjuter dhe dy celularë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.C, vjeç 15, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në lagjen Nr. 14, në banesën e shtetasit A.X, vjeç 63, u kap duke vjedhur 1 gomë kamioni. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 14.00, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen F.H, vjeç 50, banuese në fshatin Shënavlash, pasi dyshohet se bashkëshorti B.H, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 03.12.2014, ora 17.00, u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës Apelit Durrës Nr. 10-2014 -3220, datë 03.12.2014, për shtetasin V.I, vjeç 54, banues në Durrës, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje”, me vendimin Nr 868, datë 01.11.2014, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Neni 137 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014 filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit E. R, vjec 23, banues në Shijak, pasi dyshohet se më datë 02.12.2014, rreth orës 10.00, në lagjen Nr 4, tek zyrat e nje institucioni shteteror, për shkak të detyrës ka fyer shtetasen A.M, vjeç 30, banuese në Durrës. Neni 239 Kodit Penal.
- Me date 03.12.2014, ora 22.00, ne lagjen Nr. 12, shtetasi A. D, 35 vjeç, banues ne Durres, ka qelluar ne ajer me arme zjarri, nuk ka te dëmtuar. Punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. (Informacion paraprak).
Komisariati i Policisë Krujë
- Më datë 03.12.2014, gjatë natës, në fshatin Mallkuç, pranë banesës, shtetasit E.Sh, vjeç 23, i kanë vjedhur nje lopë dhe nje viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje te lirë për shtetasin R. H, vjeç 61, banues në Mazhe, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces.
Komisariati i Policisë Korçë
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L. R, vjeç 45, banuese në fshatin Sheqeras, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në Sheqeras, për motive të dobëta, ka thyer xhamat e lokalit të shtetases E.Q, vjeç 54. Neni 150 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 17.45, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 30, banues në fshatin Qatrom, pasi dyshohet se në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e pa ligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit në kërkim G. O e G.M, vjeç 17 dhe 28, banues në Bilisht, pasi dyshohet se më datë 12.11.2013, për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin L.H, banues në Bilisht. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H, vjeç 45, banues në Vidohovë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Vidohovë, shtetases A. H, vjeç 53, i kane vjedhur, disa bizhuteri, 155 euro, 7.200 lekë e një aparat telefoni celular. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 13.00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.K, vjeç 26, banuese në Bilishtë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.K, vjeç 25, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F.Sh, vjeç 37, banues në fshatin Trestenik, pasi dyshohet se në Trestenik, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin O.M, vjeç 28. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
- Më datë 03.12.2014, rreth orës 23.49, në lagjen nr. 5 në dyqanin në pronësi të shtetases L.M, vjeç 60, ka rënë zjarr duke u djegur tërësisht. Nga kryerja e veprimeve procedurale rezultoi se shkaku i zjarrit ka qenë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë.
- Më datë 03.12.2014, ora 14.00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 40, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u kap duke bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 /1 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal e punohet për kapjen e shtetasit J. P, vjeç 57, banues në fshatin Gështenjas, pasi dyshohet se në orë 13.00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137 /1 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit.
Komisariati i Policisë Fier
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin L.G, vjeç 34, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi rreth orës 08.50, në lagjen “Liri”, në lokal ju gjetën dhe bllokuan dy apararate elektronike qe dyshohet se perdoreshin për lojra fati, pa dokumente. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 14.00, u ndalua me iniciativë shtetasi G.K, vjeç 49, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 10.45, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes R.K, vjeç 46. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 14.20, në fshatin Petovë, në një lokal duke pirë kafe, ka vdekur shtetasi Sh.S, vjeç 49, banues në fshatin Petovë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjygjësor Fier, për vlerësim.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Rr, vjeç 38, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 20.00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, me vetëgjyqësi, shtetasit A.Ç, vjeç 24, banues në Fier, i kane marrë një aparat celulari i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 277 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 22.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr.L, vjeç 53, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 03.12.2014, rreth orës 21.10, në fshatin Levan, në banesën e tij, kishte rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
- Më datë 03.12.2014, ora 10.15, u ndalua shtetasi në kërkim M.T, vjeç 20, banues në fshatin Lifaj, i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, ora 12.00, në fshatin Allprendaj, duke punuar pranë banesës, ka vdekur shtetasi P.Gj, vjeç 49. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjygjësor Lushnjë, për vlerësim.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.P, vjeç 26, banues në Divjakë, pasi dyshohet se rreth orës 12.00, në Karavasta, i ka dëmtuar motorin tip “Lonçin”, shtetasit E.D, vjeç 26, banues në Divjakë. Neni 150 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit G.R, vjeç 47, banues Lushnjë, pasi dyshohet se rreth ores 21.00, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur për jetën bashkëshorten S.R, vjeç 45. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.M, vjeç 33, banues në Divjakë, pasi dyshohet se rreth orës 20.30, në afërsi të fshatit Shenepremte, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores.
Komisariati i Policisë Vlorë
- Më datë 03.12.2014, ora 12.30 u ndalua shtetasi në kërkim V.M, vjeç 19, banues në Vlore, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Vendimin Nr. 375, datë 16.10.2014 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Vjedhja“. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit I.L e S. M, vjeç 33 dhe 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se sot rreth orës 16.00, në lagjen “4 Heronjt”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta njeri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.
- Më datë 03.12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit I.L, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë rreth orës 20.30, në lagjen “Pavarësia”, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2014, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin A. Xh, vjeç 65, banues në Nartë, pasi dyshohet se në Nartë, ka përndjekur shtetasen U.P, vjeç 49. Neni 121/a, i Kodit Penal.
- Më datë 04.12.2014, ora 03.10, u arrestua në flagrancë shtetasi Erjon Baraj, vjeç 19, banues në lagjen “Rilindja”, pasi dyshohet se rreth orës 01.15, në lagjen “Isa Boletini”, është kapur me një çantë, me vegla që i përdorte për vjedhje. Neni 142 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Delvinë
- Më datë 03.12.2014, ora 10.30, në fshatin Kardhikaq, shtetasit A.Q, vjeç 39, në magazine i kanë vjedhur 10 derra te eger. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
- Më datë 03.12.2014, ora 16.00, shtetasi K.D, vjeç 23, banues në Sarandë, kallëzon se më datë 29.11.2014, i është larguar nga banesa babai F.D, vjeç 46, banues në fshatin Bërdënesh. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Sarandë.
- Më datë 03,12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.T, vjeç 47, banues në fshatin Navaricë, pasi dyshohet se më datë 28.11.2014, ora 10.00, në fshatin Navaricë, i ka dëmtuar disa krerë bagëti me vlerë 100.000 lekë, shtetasit H.Ç, vjeç 58, banues në Sarandë. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
- Më datë 03,12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.M, vjeç 46, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mjeti tip “Opel” pa targë, nga kontrolli në sistemin ASF2, rezultoi i vjedhur në Greqi, më datë 06.10.2011. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Neni 141/a i Kodit Penal.
Më datë 03,12.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.R, vjeç 59, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz” pa targë, nga kontrolli në sistemin ASF2, rezultoi i vjedhur në Itali, në vitin 2007. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Neni 141/a i Kodit Penal.
Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres
Komisariati i Policisë Gjirokastër
- Në vijim të komunikatës datë 10.10.2014, datë 04.12.2014, ora 04:00, u ndalua shtetasi në kërkim, L.V, vjeç 31, banues në fshatin Karjan, për veprat penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Dëshmi të rreme para OPGJ” dhe “Vjedhje me dhunë”. Nenet 139, 301, 305/b dhe 25 të Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Gjirokastër
- Më datë 03.12.2014, ora 06.00, nga shërbimet e D,R.K.M. Gjirokastër, te “Ura e Glinës” u kapën 59 shtetas të huaj, nga Siria, pa dokumente. Shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetarë.
- Më datë 04.12.2014, ora 02.40, në PKK, Kakavije, u kap shtetasi në kërkim A. Sh, vjeç 51, banues ne Kamzë, i shpallur ne kerkim për vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal. Veprimet do ti kryej Komisariati i Policise Nr.5.