Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

KËSHILLA E PROFETIT

Profeti Muhamet fitoi luftën e Bedrit, një luftë kjo e pabarabertë me armikun si në forca dhe në mjete. Ushtarët dhe komandatet rrethuan Profetin dhe filluan të burren. Profeti e kuptoi rrezikun e kësaj euforie, mori një pjesë të komandatëve në një kodër dhe u tha:

-Jemi kthyer nga një luftë e vogël, për të filluar një luftë të madhe.
-Çfarë është kjo luftë?- thanë komandatët të habitur. Mund të ketë luftë më të madhe se kjo e Bedrit?!
-Luftë më e madhe është lufta me vetveten, me veset tona. Në qoftë se luftojmë veset tona, do të gëzojmë Zotin dhe do të jemi të denjë për popullin dhe vendin…
Mesazhet e Profetit janë universale. Vlejnë edhe për shqiptarët. Por kush është peisazhi i Shqipërisë? Është shëmbur diktatura. Vendin e ekonomisë socialiste e ka zënë kapitalizmi. Njerzit kanë fituar lirinë. Janë pasuruar. Qarkullojnë pa viza kudo. Por mashtrimi, vesi dhe krimi kanë marrë të drejtën e qytetarisë. Bredhin rrugë më rrugë. Qytet më qytet. Dikaster më dikaster. Kompani më kompani. Shtëpi më shtëpi.
Një amerikan, këshilltar i Obamës, ka bërë një esse. Sarkazëm e gjallë: “Ekziston një vend në Ballkan i cili kufizohet me vetveten… Aty ku shëndetësia është pa pagesë, ndërsa shërimi i shtrenjtë… Ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar… Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale… Ku përmbytjet janë e vetmja mënyrë për ujitje. Është në Ballkan një vend ku me ndershmëri, sinqeritet dhe zell kurrë nuk do të arrish qëllimin e dëshiruar.”
Po ti shtojmë esse ca fakte- është më e thjeshtë të kuptohet se fjala është për Shqipërinë? Liza Tabaku nga arkëtare, emërohet drejtoreshë e Arsimit në Lushnjë. Pas një viti shkon në hapsanë, sepse për çdo emërim merrte nga një zarf me 2000 euro?! Futen në burg dy drejtorë korenti-sepse nuk paguanin faturat e korentit?!…
Pronari gjerman i aeroportit “Nënë Tereza” nuk lejon të hapen aeroportë të reja në Shqipëri. Gjermani, me të drejtat që ka fituar me konçesion, ka nxjerrë në “pension” aeroportin e Kukësit, që ka kushtuar disa milione euro. Gjermani duke qënë “pasha”, jo në vendin e vet, i ka lejuar vetes të vërë tarifa në aeroport, më ta lartat në Evropë. Me këto tarifa, çmimi i biletës bëhet më i larti në Ballka…Të gjithë memëcë. Qeveria ka kundra firmën mbi konçension. Kundra ka edhe moralin: Mund të flitet kundër gjermanit, kur Merkeli i do aqë shumë lidrët tanë?! Po shtypit? I është zënë n”lëfyti” me reklama…
…Po në jetën sociale? Një grua në Fier. 55 vjeçe. Bën sherr banal me burrin 62 vjeç. Inati i mbyt arsyen. Natë. Burrin e ka zënë gjumi. Gruaja vë në zjarr tiganin. E mbush me vaj. Kur vaji valon, rrëmben tiganin dhe e derdh në veshin e burrit…Gruaja përfundon në pranga…Burri në arkivol…
Po ta shohësh të shkëputur ngjarjen, duket krim makabër. Por brenda tij, kishte zënë “strehë” vetmia dhe varfëria. Çifti kishte tre fëmijë. Të tre jetojnë jashtë. Të braktisur, të vetmuar, në skamje, pa katandi të gjitha së bashku “ushqyen” skenën e krimit. Shteti, shoqëria, OJQ-të, pushteti lokal, shtypi, televizori, organizatat e grave socialiste a demokrate, kanë bërë sehir. Vetëm pas krimit të gjithë japin “alarmin”?!…Si shiu pas të vjelave?!…

Skenar për filma amerikanë. Ngjarjet marrin jetë në Francë. Në vitin 1995, profesor Petrit Nathanaili, bëri studimet pasunivrsitare në Paris. Njihet me Bruno Hamard. Profesor frances. Pas tetë vjetëve, në vitin 2003 francezi mbrin në Tiranë. Tregon se ka ecur përpara. Ka ngritur institutin “IRERIE” në Paris. Ka marrë linçencë nga qeveria franceze. Jep diploma për “Master” dhe “Doktoraturë”. Tregon letrat. Ka hapur degë të institutit në Budapest, Stamboll, Sofje. Tregon një medalje: Kishte marrë urdhërin e kalorësit nga Presidenti i Francës.

Advertisement

Reklamë e bukur, për të hedhur “hi” syve. Në vitin 2003 u hap dega e institutit në Tiranë. Në fillim u regjistruan 16 studentë. Paga ishte 300 euro. Në vitin 2007 numëri i studentëve arriti në 65. Sa më shumë studentë, aqë më e lartë kuota. Dhe fatura arriti në 1000 euro. Programet mësimore të institutit nuk u miratuan në ministrinë e Arsimit. Po pse? Sepse profesori ishte frances. Mund të mashtrojë një francez me titull kalorës?

Mashtrimi është si virus. Përhapet si murtajë. Profesori Bruno, duk qënë kalorës i hapen dyert në shoqërinë shqiptare, që i adhuron të huajt si perëndi! A nuk adhurohet ambasadori amerikan? A nuk dëgjohet si mesi ambasadori i Brukselit? Me këtë filozofi, Profesori frances organizoi një seminar me punonjës të ministrisë së Mbrojtjes. Pas ushtarakëve, erdhën seminaret me civilët e Prefekturës në Durrës. Gara e seminarëve “alla Francë” vazhdoi me Dhomën e Tregtisë në Durrës. Kudo temena.

Kudo zinte vend histioria e Nastradin Hoxhës. E thirrën një herë e një kohë Nastradinin në një darkë. Ishte veshur thjeshtë. Si popull. Nuk ja vari njeri. Nuk i dhanë as të hajë e as të pijë. Vuri mend Nastradini. Erdhi ftesta e dytë. U vesh Nastradin Hoxha si deputet. Kur e pa i zoti i shtëpizsë, e vendosi në krye të tavolinës. U mbushën pjatat. Rrodhi vera dhe rakia. Dhe Natradini fliste me vete: “Ha o xhype! Pi o xhype!” Njeriu nuk respektohet nga thinjat, por nga rrobat?!

Dhënia e diplomave nga instituti frances në Tiranë, ishte spektakël i vërtetë. Të ftuar: Nga ministria e Arsimit, ministria e Integrimit. Kalorësi frances firmoste e vuloste marveshje për arsimin, ekonominë, biznesin, sepse duke pasur imunitet diplomatik, përfaqësonte Francën…

Ecë e ecë, domethën plot 9 vjet, dhe një natë pa hënë, i dolën petët lakrorit. Bruno Hamard nuk ishte profesor. Nuk kishte linçencë. Nuk ishte kalorës. Nuk kishte imunitet diplomatik. Të gjitha këto i zbuloi gjykata, duke dërguar dy gisht letër në Ambasadën Franceze në mes të Tiranës…

Tani të gjithë thonë: Si u mashtrum? Institucionet ngrejnë supet. Studentët kanë në duar një diplomë pa vlerë…Paratë i mori lumi, domethënë i ka bërë rrush e kumbulla francezi…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

- Cilin spektakël humori pëlqeni më shumë, “Al Pazarin”, “Portokallinë” apo “Apartamentin 2 XL” dhe pse? Ardi Bosi.

Advertisement