Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam gjashtë muaj që nuk fle…

– Jam Dorina 30 vjeçe, që kam probleme me gjumin. Nuk më zë fare as në drekë, as në darkë. Kam gjashtë muaj që nuk fle dhe kjo nuk më duket normale. Nga vjen ky çrregullim? Mjeku i rrethit tim më ka dhënë si mjekim 5 pika haloperidol në darkë dhe flonital. Po ju si psikolog, çfarë më rekomandoni? Pres përgjigje sa më parë nga ju në gazetë. Si ju duket ky çrregullim, mund të përmirësohet me mjekimin tuaj bimor apo përkeqësohet dhe shoqërohet me rënie flokësh, humbje ekuilibri dhe rënie në peshë? Pres përgjigje sa më parë nga ju në gazetë sepse jam në hall. Me respekt Dorina.
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Nëse një njeri nuk është i qetë, kjo do të ndikojë në të gjithë jetën dhe mirëqenien e tij, deri edhe te gjumi. Nuk ka as gjumë pa e qetësuar shpirtin, ose shpirti i ngjan një rajoni me male, gremina e pyje, kurse ajo që quhet paqe shpirtërore i ngjan resë së bardhë e cila i mbulon ato me bardhësinë e butësinë e saj derisa të vë në gjumë. Në çdo 10 klientë me pagjumësi, 7-8 prej tyre, i bëj që të flenë si qengja duke u mësuar teknikat e inhibilimit dhe të autosugjestionit e cila i ngjan asaj “resë së bardhë” që përmenda më sipër, njëlloj sikur e futim në gjendje “tranci” me anë të hipnoterapisë, vetëm se këtë e bën vetë klienti me veten, pa qenë ne të pranishëm, por vetëm duke e informuar me 2-3 seanca. Duke mësuar, njeriu kthehet nga viktimë në “shkencëtar”, menaxhues i pagjumësisë. Më vijnë shumë njerëz të moshave të ndryshme, por ca më shumë të moshave të reja të cilët i kanë bërë të gjitha analizat dhe u kanë dalur shkëlqyer e megjithatë, kanë pagjumësi ose dhimbje koke. Që në seancan e parë unë arrij të dalloj se shkaku i pagjumësisë apo dhimbjeve të kokës së tyre janë stresi dhe ankthi që ata kanë. Nuk janë pra sëmundjet në krye të listës për pagjumësinë, aq më tepër kur një pjesë e mirë e të sëmurëve megjithatë flenë gjumë, por janë shkaqet kryesisht psikologjike, “rrethi vicioz” në të cilin ato janë futur. Rrethi vicioz është një term që ne psikologët e përdorim shpesh dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë sepse nuk e njohin dhe vijnë te ne vetëm atëherë kur ndjehen brenda tij.
E vërteta është se nuk është aq e lehtë për ta kuptuar gjendjen, pasi shumë njerëz mund të na thonë se nuk i zë gjumi edhe pse s’kanë në të vërtetë ndonjë hall apo problem të madh. Gjumi i lodhshëm apo pagjumësia mund të mos kenë lidhje me shëndetin, por është e sigurtë se ato kanë gjithmonë lidhje me trurin, me mendjen. Futjen në këtë rreth vicioz e ndihmon shpesh edhe e pavetëdijshmja, pasi njerëzit nuk e dinë se, pasi kanë kaluar ndonjë traumë, vërtet duket sikur e kanë harruar atë ose sikur nuk e kujtojnë me ndërgjegje të plotë atë që ka ndodhur, porse mendja e tyre e nënvetëdijshme ua sjell në kujtesë ato që kanë ndodhur pa e kuptuar se ç’po ndodh… Pasi bëj testet përkatëse dhe del se pagjumësia nuk ka lidhje me ndonjë sëmundje, por me mënyrat e të menduarit, më saktë, me stresin dhe ankthin e klientit, ka ndodhur që klienti hidhet e thotë: “O doktor, unë nuk kam ndonjë hall, madje jam aq mirë edhe ekonomikisht, s’më mungon asgjë, pastaj unë njoh njerëz që janë shumë më të stresuar se unë dhe nuk kanë pagjumësi apo dhimbje koke!”. Atëhere më duhet t’i shpjegoj klientit se pagjumësia apo dhimbjet kokës, në këto raste janë mënyra se si trupi e truri yt u përgjigjet frikërave, ankthit apo ngarkesave të brendshme, janë si të thuash, një mungesë e paqes së brendshme shpirtërore.
– Njerëzit përgjigjen në mënyra të ndryshme ndaj ngacmimeve të jashtme, për shembull, dikush skuqet kur ka ankth e frikë, dikush zverdhet, dikush djersitet shumë, dikujt i “djeg” stomaku e kështu me radhë, kurse në rastin tuaj, reagimi është me pagjumësi ose dhimbje koke. Vërtet klienti thotë se s’ka ndonjë hall, porse në fakt ai nuk e di se “halli” i tij i madh janë këto mendime të tilla si “Pse kjo pagjumësi?! A mos kam ndonjë sëmundje? Kjo gjendje po ma shkatërron jetën… Asgjë nuk mund të bëj… Po këto këputje apo dhimbje koke, ç‘janë? A mos kam ndonjë tumor në kokë? Ja, përsëri s’po më zë gjumi…”, etj. etj. Ja, pra, ky është “rrethi” vicioz ku problemi i pagjumësisë me mendimet aq të frikshme me “Po sikur” e “pse”, nuk e lënë vatrën e “alarmit” që të pushojë. Njerëzit kanë dëgjuar lloj-lloj supozimesh të gabuara në lidhje me pagjumësinë, aq sa një klienti i imi besonte se do t’i dëmtohej truri ose do të çmendej. Ai u qetësua shumë kur unë i thashë se mjafton një dremitje që njeriu ta marrë “minimumin e nevojshëm” pas të cilit ndjehet i lehtësuar dhe i çlodhur. As në Holokaust nuk janë çmendur njerëzit nga pagjumësia apo tmerret sepse njeriu nuk është aq i brishtë sa të mund të vrasë pagjumësia kur ai s’ka asnjë sëmundje, aq më tepër kur është në gjendje të flejë qoftë edhe një apo dy orë. Pastaj, problemi i gjumit është krejtësisht individual se ka plot raste si për shembull, Napoleoni i cili ngopej vetëm me 4 orë gjumë. Jam dakord që të përdoren edhe qetësuesit e vegjël të tipit “valium”, por vetëm me doza të vogla dhe për pak kohë, pasi ato krijojnë varësi, gjendje tolerance dhe kanë efekte anësore, kurse haloperidoli që ti pi etj. futen tek “artileria e rëndë” e barnave kur nuk kemi të bëjmë me sëmundje, por me probleme të ankthit. Më e mira do të ishte terapia e ëmbël, me psikoterapi dhe ilaçe 100 % bimore, pa kosto apo efekte anësore. Në mbi 80 % të rasteve, rezultatet kanë qenë të shkëlqyera, por as ilaçet bimore nuk jepen nga psikologu fitoterapist pa u diagnostikuar e pa i ditur shkaqet e pagjumësisë. Besoj se u kuptuam. Shkaqet do t’i mësoni si duhet që në sesionin e parë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime dhe pershendetje...

Next Post

A duan meshkujt komplimente?

Advertisement