Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam dënuar për trafik droge dhe gruaja kërkon divorcin

– Jam një 35 vjeçar, i martuar, me një fëmijë 5 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Gjykata e Apelit Durrës me 7 vjet heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge. Pa u futur në burg kam qenë në gjendje të mirë ekonomike, jam me shumë prona të paluajtshme, si: shtëpi, dyqane dhe makina. Sapo u futa në burg, gruaja filloj të mos kujdesej për pronat që kishim lënë me qira, nuk kujdesej më për mua në burg, vinte me rrallë në takime etj. Ka një javë që më ka ardhur një letër nga gjykata, ku unë jam i paditur nga gruaja ime për të zgjidhur martesën dhe për të pjesëtuar pasurinë. Nuk e kuptoj arsyen se pse ajo kërkon të ndahet nga unë, pasi ia kam plotësuar të gjitha kushtet. Më habit se për çfarë arsye ajo kërkon të pjesëtojë pasurinë, ndërkohë që pasurinë unë e kam vendosur vetë, kam punuar vetëm unë në familje dhe ajo ka ndenjur në shtëpi. Pyetjet që kam janë: Si procedohet për zgjidhjen e martesës? A ka të drejtë gruaja të më hedhë në gjyq? Ç’mund të bëj për të mos u divorcuar me gruan dhe a ma merr ajo pronën?
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë. com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – Përshëndetje i nderuar zotëri! Ju falënderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Së pari, më vjen shumë keq që ju jeni drejt rrugës së divorcit me bashkëshorten tuaj. Nuk duhet të mërziteni dhe të shqetësoheni për padinë që ju ka ardhur nga gjykata, pasi gjykata, përpara se të zgjidhë martesën, kërkon seancën e pajtimit ku i pyet edhe njëherë palët për zgjidhjen e martesës. Dispozitat e Kodit të Familjes parashikojnë se: Me martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta dhe marrin përsipër të njëjtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok për besnikëri, për ndihmë morale dhe materiale, për bashkëpunim në interes të familjes dhe të bashkëjetesës. Secili nga bashkëshortët mund të kryejë vetë, pa pëlqimin e bashkëshortit tjetër, veprimet juridike që kanë të bëjnë me mbajtjen e familjes ose me edukimin e fëmijëve. Për detyrimet e marra përsipër nga njëri bashkëshort, detyrohet solidarisht edhe bashkëshorti tjetër. Përgjegjësia solidare nuk ka vend për shpenzimet haptazi të tepërta, duke pasur parasysh mënyrën e jetesës në familje, dobishmërinë e veprimit të kryer, si dhe mirëbesimin ose keqbesimin e personave të tretë kontraktues. Sipas ligjit, ka disa raste të zgjidhjes së martesës, por ne po ju paraqesim njërin, që i përket pak a shumë rastit tuaj:
Zgjidhja e martesës me kërkesën e njërit bashkëshort: a. Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët. b. Gjykata vendos për fajësinë, në zgjidhjen e martesës, vetëm kur kjo kërkohet prej njërit ose të dy bashkëshortëve. C. Për të kërkuar zgjidhjen e martesës, paraqitet në Gjykatën e Rrethit Kërkesë Padi me objekt zgjidhje martese. Pas disa ditësh, caktohet orari dhe gjyqtari që do ta gjykojë çështjen. Në shqyrtimin e padisë për zgjidhjen e martesës, gjykata cakton fillimisht një seancë pajtimi, në të cilën duhet të paraqiten personalisht bashkëshortët. Gjyqtari mund t’i dëgjojë ata veçmas secilin dhe më pas bashkërisht, pa praninë e përfaqësuesve të tyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet për këtë shkak. Në rast se në seancën e pajtimit nuk paraqitet paditësi, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit të çështjes. Kur nuk paraqitet i padituri, ndonëse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seancën e pajtimit, duke i përsëritur njoftimin të paditurit. Nëse edhe në këtë seancë i padituri nuk paraqitet pa ndonjë shkak të arsyeshëm, gjyqtari, pasi dëgjon paditësin dhe krijon bindje se pajtimi i bashkëshortëve nuk mund të arrihet, cakton seancën gjyqësore, duke urdhëruar thirrjen e provave të nevojshme.
Në kërkesë padinë për zgjidhjen e martesës mund të kërkohet edhe detyrimi i bashkëshortit tjetër për të përballuar shpenzimet për detyrimin për ushqim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, shpenzimet për jetesë të bashkëshortit nevojtar, në rastet e parashikuara në këtë Kod, si dhe likuidimin e regjimit pasuror martesor përkatës. Gjykata veçon likuidimin e regjimit pasuror martesor në rast se vështirësohet shqyrtimi i çështjes. Gjykata, me kërkesën e palës së interesuar, mund të marrë masa të përkohshme për detyrimin për ushqim, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të mitur, për detyrimin për ushqim të bashkëshortit, kur shihet e arsyeshme, për sigurimin e banimit, si dhe administrimin dhe përdorimin e pasurisë së vënë gjatë martesës, nëse është rasti. Vendimi për marrjen e një mase të përkohshme ka fuqi derisa të jepet vendimi përfundimtar, por ai mund të ndryshohet ose të shfuqizohet nga gjykata, kur çmon se kanë ndryshuar rrethanat ose kur vendimi është marrë mbi të dhëna jo të sakta. Gjykata mund të detyrojë njërin nga ish-bashkëshortët të derdhë për llogari të tjetrit një kontribut të destinuar për të kompensuar sa të jetë e mundur pabarazinë që mund të shkaktojë në jetën e tjetrit ndarja e pasurisë në zgjidhjen e martesës, përveç detyrimit për ushqim. Gjykata përcakton nëse kontributi mund të jepet i menjëhershëm ose periodik dhe mënyrën e pagimit të tij.
I nderuar zotëri, në përfundim të arsyetimit të mësipërm mund t’ju them se: Ju nuk mund ta ndaloni bashkëshorten për të kërkuar zgjidhjen e martesës dhe gjykata do ta pranojë kërkesë padinë lidhur me zgjidhjen e martesës. Përsa i përket pjesëtimit të pasurisë, nëse pasuria juaj është vënë pas martesës, gruaja përfiton nga pasuria e vënë pas martesës. Mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” në kontaktet e mësipërme nëse ju lind nevoja për avokat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Merita Merja, parukierja dhe estetistja më trendi në Shqipëri

Next Post

A përfitoj nga ligji i amnistisë për sigurimet shoqërore?

Advertisement