Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Si dashurova 70-vjeç...
Gruaja që mbajti 40 vjet në bark një fetus të fosilizuar
Pyetje-përgjigje për seksin…

Gruaja që mbajti 40 vjet në bark një fetus të fosilizuar

fetus i fosilizuarËshtë historia shumë e rrallë e një gruaje kolumbiane 84 vjeçare. Ajo kishte në bark një fetus të fosilizuar që prej 40 vjetësh. Rasti i kësaj gruaje, publikuar në gazetën kolumbiane “El Tiempo”, është shumë i rrallë. Ajo ankohej nga dhimbjet e barkut e të kokës dhe ka bërë një radiografi, gjë që ka bërë të mundur të zbulohej një fetus i fosilizuar në barkun e saj. Bëhej fjalë në fakt për një shtatzani jashtë mitre, e para 40 vjetëve, që nuk ishte zhvilluar. Fetusi prej 32 javësh, nuk është nxjerrë nga organizmi, por është kalcifikuar dhe më pas, është fosilizuar. Gruaja do të bëjë së shpejti një operacion për heqjen e fetusit. Ky fenomen shumë i rrallë mban emrin lithopedion (nga greqishtja “litho”-gur dhe pedhi-fëmijë) dhe raste të tilla ka patur vetëm disa qindra në botë. Rekordin e mban një kineze 92 vjeçare, që zbuloi në 2009-n se kishte në bark një fetus të fosilizuar që prej 61 vjetësh. Në vendet e zhvilluara, ku gratë bëjnë ekografi, nuk është sinjalizuar asnjë lidhopedion për shkak të shtatzanive jashtë mitrës.
Por ky fenomen mund të ndodhë edhe te burrat. Bëhet fjalë në këtë rast për atë që quhet “binjak parazit”. Kështu, pra, një njeri që ka qenë në bark bashkë me binjakun e tij, mund të jetë mbajtës i fetusit të pazhvilluar. Kjo gjë i ndodhi një djali të vogël 2 vjeçar, në Kinë, që u operua sepse kishte fryrje të madhe barku. Mjekët i hoqën fetusin e vëllait binjak, që kishte mbetur brenda djalit, gjatë qëndrimit në mitër. Ky fetus kishte gishta, kocka dhe disa organe. Në disa raste, binjaku parazit qëndron krejtësisht i pavënë re gjatë gjithë jetës së një njeriu dhe vetëm pas vdekjes zbulohet fetusi i kalcifikuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si dashurova 70-vjeç...

Next Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Advertisement