Këngëtari Ermal Fejzullahu, na ka lënë gjithmonë përshtypjen e një djali të sjellshëm dhe mjaft serioz, madje kjo përshtypje arriti të përforcohej akoma më shumë pasi u martua dhe u bë baba. Por ja që ndodh edhe që… Ermali të dalë ndonjëherë nga vetja, si në këtë foto. Ndoshta arsyeja ka qenë teprimi me pijen apo ndikimi nga shoqëria e djemve: Ledri dhe Lumi i grupit Kaos, të cilët po ashtu kanë bërë të njëjtin gjest të pahijshëm si Ermali. Me sa duket, Ermalin e ka marrë malli për kohën kur ishte beqar dhe ka gjetur momentin që të nxjerrë jashtë shpirtin e tij djaloshar. Por, nëse djemtë janë tashmë beqarë, vetë këngëtari është familjar dhe nëse djali i tij i vogël e sheh këtë foto të të atit, çfarë do të mendojë?!
Advertisement