8 dhjetori eshte dita e Ramiz Alise, jo dita e lirise, sikurse thone sot “trimat” pas betejes!
Levizjen e 8 dhjetorit 1990, e organizoi Ramiz Alia me ata qe, me pare, ai kishte projektuar te kishte rreth vetes!
Ramizi, ne prapaskene, ka qene ne krye te saj per te gjitha gjerat, perfshire dhe ceshtjet me te vogla te organizimit.
Po te verehet me kujdes se cilet ishin ata bij e bija, studente, pedagoge e nepunes, kuadro te pista te partise dhe te pushtetit socialist, ne qender e ne rrethe, qe u perfshine ne ate levizje, kuptohet lehte se licensuesi i tyre ishte kryetradhetari i PPSH dhe i Shtetit Shqiptar, vete dora, Sekretari i Pare i KQ te PPSH dhe Kryetari i Shtetit, Ramiz Alia!
Se ata qe hiqen “trima” te cartur tani, ishin pula te lagura atehere dhe nuk guxonin te thoshin hapur asnje nje fjale kunder partise e shtetit pa marre viston e zoterise se tyre, atje lart!
Sot njerezit e thjeshte duhet te dine se socializmi ne Shqiperi u permbys me tradheti nga lart dhe me forcen e dhunes te SHBA e te shteteve te fuqishme te Europes Perendimore!
Qe shteti shqiptar, ndonse borgjez, nuk ka zene vend as sot e kesaj dite dhe qe, as ne te ardhmen, nuk do te zere vend, kjo lidhet dhe me origjinen e levizjes se 8 dhjetorit 1990!
Para se te vdiste Ramiz Alise i dhashe librin tim “Kur tradhtohej socializmi”. Me kete rast i kerkova te me jepte mendimin e tij lidhur me cilesimin qe i kisha bere si arkitekti i tradhetise! Pa hezituar ai me tha se “udheheqesit” disa sekrete i marrin me vete!
Kjo eshte dita e 8 dhjetorit 1990!
(Marre nga Facebook)