Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anjeza Branka: Ndizem vetë e para…

ANJEZA (6)-colorKa ardhur për ta ndezur, me këngën e saj më të fundit. E freskët, energjike, plot ritëm dhe sharm, rikthehet Anjeza Branka në këtë klip i cili pritej prej kohësh dhe që e justifikon më së miri pritjen. Një rikthim i fuqishëm i këngëtares që bashkë me atmosferën përreth, ka ndezur edhe një valë reagimesh për formën e saj perfekte dhe performancën e veçantë. Por nuk mbaron me “Nizma”. Shumë shpejt pritet të vijnë dy këngë të reja, njëra prej të cilave bashkëpunim. Për më tepër se kaq, Anjeza ju tregon vetë…
Arjana Bregu: – Anjeza, pas disa kohësh shkëputjeje nga klipet, kënga “Nizma”, që kishte kohë që pritej, ndezi reagime dhe komente të shumta. Ishte ky rikthimi i duhur?
Anjeza Branka: – Po, ky mendoj se ishte pikërisht rikthimi i duhur. Ishte një projekt me të cilin kisha kohë që merresha dhe punoja intensivisht për të. Jam shumë e kënaqur nga komentet e deritanishme të fansave.
– Çfarë mendon veçanërisht Leanzo, për klipin?
– I pëlqen kënga dhe çdo ditë më tregon për komentet që merr nga shokët e klasës.
– Ka rëndësi se kur e publikon një klip apo nëse ai është i bukur, nuk ka rëndësi se kur e publikon atë?
– Normalisht, ka rëndësi sepse kot nuk thonë që reklama është shpirti i tregtisë. Gjithsesi, them se kam marrë vendimin e duhur që e kam nxjerrë tani. Këtu gjej rastin të falenderoj “Max Production” dhe Arkiva shqip.
– Çfarë nuk duhet të mungojë asnjëherë në klipet e tua…
– Kërcimi.
– Ke arritur të kuptosh se çfarë duhet bërë për të qëndruar në këtë biznes?
– E kam kuptuar me kohë. Mbi të gjitha, duhet shumë punë cilësore.
– Ti je ndër të paktat nëna me linja të tilla… Çfarë bën për këtë?
– E përsëris, është gjithçka gjenetike.
– Çfarë e ndez Anjezën?
– Muzika e mirë.
– Çfarë nuhat menjëherë te një njeri që e takon për herë të parë?
– Jam një psikologe e mirë në këtë pikë, e kuptoj direkt nëse dikush ia vlen për t’i dhënë mundësinë ta kem shok apo shoqe.
– Ajo që e bën joshës një mashkull për ty?
– Të jetë mashkull.
– Një çmenduri që ke bërë në shopping?
– Bëj gjithmonë çmenduri të tilla. Çfarë më pëlqen, nuk e lë pa e marrë.
– Me çfarë krenohet Anjeza Branka?
– Me karrierën, familjen dhe vetëm me djalin.
– Me ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi, kemi kuptuar që jeta është kaq e shkurtër! Ti, çfarë kërkon prej saj?
– Besoj se e kam kuptuar si duhet jetën. Është shumë e bukur për ta jetuar. Unë i pres gjërat si të vijnë.
– Diçka prej së cilës ke hequr dorë…
– Shumë gjëra.
– Çfarë bën për t’i bërë të bukura ditët e tua?
– E shijoj çdo moment të jetës.
– Cili ka qenë mendimi i fundit mbrëmë, para se të flije?
– Sa herë shtrihem, falënderoj Zotin dhe ndjehem e lumtur çdo ditë, çdo sekondë.
– Zakonisht, ke tendencën të jesh e mirë me të tjerët?
– Nuk shtirem. Unë jam e mirë me të gjithë sepse në fund fare, nuk fitoj gjë duke qenë e keqe.
– Cila ishte gjëja e fundit që bëre?
– Kam shumë gjëra që nuk kanë fund. Sapo mbaroj një gjë, filloj një tjetër.
– Në çfarë lagjeje jeton, Anjeza?
– Te Vilat Gjermane.
– Për çfarë do ta lije Tiranën?
– S’do ta lija kurrë. Mund ta lija për pak kohë për ndonjë projekt të rëndësishëm artistik apo diçka tjetër, por përgjithmonë, kurrë!
– Çfarë ke në plan për në vazhdim?
– Së shpejti, publikoj edhe një klip të ri në bashkëpunim.
– Çfarë do të doje të ishin duke bërë fansat e tu tani?
– Duke dëgjuar “Nizmën”.
– Cila është pjesa më e vështirë e të qenit nënë?
– S’e shoh aspak të vështirë.
– Vargjet e preferuara nga këngët e tua?
– Nizma senin, ta djegim venin, nizmi këta e ke me pa.
– Nëse do të bëje një duet me kë do, me cilin do të ishte?
– Me Jay Z.
– Dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë…
– Çdo dhuratë ngelet e bukur për mua.
– Cili është vendi i fundit që ke vizituar?
– Prishtina, një nga qytetet që e dua më shumë.
– Si do të ishte Anjeza në versionin mashkull?
– Do të isha një burrë shumë i mirë, perfekt. (Qesh)
– Nëse do të doje të kishe një superfuqi, cila do të ishte ajo?
– Të isha e padukshme.
– Mund të më përshkruash një eksperiencë në të cilën je ndjerë më e lumtur se kurrë?
– Ardhja në jetë e djalit, ka qenë momenti më i bukur i jetës sime.

Kur ndizet Anjeza…

E ndez një cigare kur… ma do qejfi.
Më ndizet gjaku vetëm nëse… ka muzikë të bukur.
Nëse makina nuk më ndez në mes të rrugës, atëhere… e lë në mes të rrugës dhe marr taksi.
Për të ndezur atmosferën në skenë, unë… ndizem përpara vetë. (Qesh)
Me drita fikur… Asnjëherë! (Qesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më la shtatzënë dhe më braktisi!

Next Post

SEKSI DHE HOROSKOPI

Advertisement