8 dhjetor! Per shumicen eshte nje dite tjeter pushimi! Per nje brez ishte fundi i sundimit brutal mbi qytetaret! Per nje brez tjeter, ate timin, ishte dhe mbetet nje dite me fat qe ishim aty dhe qe se bashku beme dicka te mire qe ia vlen e na ben krenare! Per politiken majtas e djathtas 8 dhjetori mbetet nje dite prej te ciles shqyejne e marrin, pa dhene asgje, por duke e keqperdorur domethenien dhe emrin e saj, plot cinizem e demagogji. Ata te tre qe folen sot nuk kane lidhje me 8 dhjetorin e studenteve. Kur 99% te shqiptareve nuk u lejohej levizja jashte njeri prej tyre ishte me pune ne Itali, tjetri me pushime ne Greqi, nje i trete ishte ende ne moshen e adoleshences…dhe shume prej tyre ishin ne anen tjeter. Cdo 8 dhjetor ata na e vjedhin festen, dhe duan te identifikohen me suksesin e saj. Nje telenovele qe nuk ka sens, ecen me skenar te njejte dhe as nuk ia vlen te shihet.
Sot secili prej brezit tim kujton miqte e shoket, te shperndare ne bote por te lidhur me njeri tjetrin permes te njejtes ndjenje solidariteti e shprese si ato dite te ftohta dhjetori. Ata po, ata duhen kujtuar, duhen pershendetur dhe me ta duhen ndare minutat e dites. Gezuar miq, kolege dhe bashkemoshatare! Mire e thote Ada, – “Respekt te gjithe studenteve qe e dinin se cfare donin te arrinin dhe atyre qe e kuptuan rruges”. Dhe se fundi, ndaj mendimin me Ilir Demalia: sot duhet te ishte dite refleksioni dhe jo dite “veteranesh” te pardesyve te bardha!
E dini miq, iken 24 vjet? Pjesa me e mire e moshes dhe e jetes ne nje pellg tranzicioni ku endrrat e medha u shkelen nga ata qe krijuan demokraci pa demokrate, ku aspiratat e medha u munden nga nje klase sunduesish per te cilet pushteti personal ishte dhe mbeti qellimi jetesor, me cdo cmim e cdo kusht, majtas e djathtas, produkt i nje kulture denigrimi dhe personalizimi qe shpreh formimin e tyre real parademokratik! Ca qe sillen si Enveri, ca qe sundojne si Enveri, ca qe rikthejne fotot e tij dhe ca qe mbijetojne ne politike duke u marre me te kunderten e tyre! Nje shoqeri qe vrapon vendnumero, harxhon energji per projekte pa rendesi dhe nuk gjen force e vizion te merret me gjerat e veta me thelbesore! A nuk duhej te reflektonim? Te gjithe, pa perjashtim, ata qe kane ende arsye, logjike dhe mendojne me mendjen e tyre! Ku gabuam dhe ku u gabua? Si mund te jemi më me kembe ne toke dhe me mendje me te kthjellet minimalisht per te mos perseritur gabimet e njejta? A ka shpresa reale per ndryshim per , 2,4, 10 apo 24 vitet e ardhshme? Cfare shteti, shoqerie dhe trashegimie po u leme brezave te rinj? Nje popull qe krijon, rrezon, ringre dhe ushqen mite e piedestale emrash per politikane arrogante e te korruptuar, prepotente dhe mosmirenjohjes, sundues dhe pashallare, – me cfare te ardhme po perballet?
Dita e Rinise ia vlen, qofte edhe per nje arritje, – vrau friken qe te mendojme te lire, te shohim lirshem, te lexojme, te levizim dhe te jetojme me te lire! A e merituam kete liri? A ditem dhe a dime se cfare te bejme me te? Se fundi, ata qe duan te nderojne kete dite, kete liri, kete shans dhe vlere historike, le te bejme dicka pozitive me 8, 9, 10, e cdo dite tjeter dhjetori e me pas: te lexojne libra. Sa me shume te lexojne aq me shpejt do kemi me pak turma e me shume njerez te lire, aq me pak do kete hapesire per padijen, – peng i te ciles ishim, jemi e rrezikojme te mbetemi!