Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 fustane të zeza që kanë hyrë në histori

Anglezët e quajnë LBD (little black dress-fustan i vogël i zi) këtë veshje që bën pjesë në garderobat e grave të gjithë botës. Pa dyshim që nuk mungon edhe tek ato të yjeve e artit dhe modës. Nga Liz Hërli te Kejt Mos, ja cilat janë disa nga fustanet e zinj që kanë mbetur në histori…

foto 1- diana1. Fustani “i hakmarrjes” së princeshës Diana (1994)
Ka qenë një fustan që fliste mijëra fjalë. Natën që Princi Çarls, në televizionin kombëtar, pranoi tradhtinë e tij me Kamila Parker Boules, princesha Diana doli në publik me këtë fustan të mrekullueshëm të stilistes Kristina Stambolian. Fotoja e Dianës me fustanin e zi, që i tregonte asaj supet, ngjitur pas trupit, me fund asimetrik dhe shallin që binte në sy, mbushi faqet e para të gazetave. Historia e pabesueshme e princit Çarls u fundos në faqet e fundit të gazetave dhe Diana i tregoi gjithë botës se çfarë kishte humbur ish-burri i saj. Ky fustan është aq klasik, sa është kopjuar nga stilistët e mbarë botës.

 

Advertisement

 

 

 

 

 

foto 2- stela makartni2. Fustani me pika të zeza i Stela Makartnit (2011)
Ky fustan është kaq miklues me mëngët e drejta dhe me tylin e vendosur aty ku duhet, sa ai është veshur nga disa VIP-a, si Kejt Uinslet, Livia Fërth dhe Liv Tajler, ndër të tjera. Pa dyshim, fustani “Lucia” i Stela Makartnit ka dizenjo klasike. Na pëlqen tyli me pika të zeza, duke krijuar kështu një fustan klasik të zi, më të sofistikuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 3- Liz Herli3. Fustani i guximshëm me karfica i Liz Hërlit (1994)
Ky fustan mund të zërë vendin e parë për nga faktori i skandalit! Lizi bukuroshe ishte pothuajse e panjohur para se të shoqëronte ish-të dashurin e saj, Hju Grent, në tapetin e kuq, në premierën e filmit “Katër martesa dhe një funeral”, në vitin 1994, me këtë fustan të guximshëm të Versaçes. Ai bëri efektin e dëshiruar, duke e nxjerrë të zonjën në dritën e prozhektorëve dhe duke i dhënë një shtysë të madhe karrierës së saj. Sigurisht, varet se kush e vesh fustanin, sepse edhe Ledi Gaga e veshi pas 18 vjetësh, por nuk pati të njëjtin efekt…

 

 

 

 

 

 

 

foto 4- Odri hepbwrn4. Odri Hepbërn, në filmin “Breakfast at Tiffany’s” (1961)
Mund të thuash se është fustani i zi më ikonë i gjithë kohërave. Odri Hepbërn është e famshme me fustanin e gjatë të Givenchy-së që ka veshur në skenën e hapjes së filmit, por është fustani deri në gju, me fundin me flutura, që ka veshur për të vizituar një bandit në qeli, ai që na ka bërë për vete. Forma e tij e thjeshtë, por elegante, kombinuar me fundin me flutura, e bën fustanin të jetë klasik e zbavitës dhe mund të vishet edhe sot, ashtu si atëhere, në vitin 1961.

 

 

 

 

 

 

 

foto 5- demi mur5. Fustani i Demi Murit, në filmin “Propozim i ndyrë” (1993)
Nuk është çudi që fustani i Demi Murit, i dizenjuar nga Tierri Mugler, është një nga fustanet ikonë të viteve ‘90. Me flokët e saj të shkurtër dhe qafën e gjatë, Demi Mur duket e mrekullueshme me këtë fustan origjinal me rripa në dekolte dhe pa dyshim, i meritonte 1 milion dollarët që i ofroi Robert Redfordi, për të fjetur një natë me të.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 6- melani grifit6. Fustani i Melani Grifit në filmin “VVorking Girl” (1988)
Në filmin “VVorking Girl”, Melani Grifit e merr borxh këtë fustan të zi bust nga shefja e saj dhe ai bën atë që një fustan i zi duhet të bëjë për çdo grua: Ta bëjë atë të duket e mrekullueshme! Është fustani që e kthen atë nga një vajzë të të ‘80-ave, që nuk di të vishet, në një grua të sofistikuar dhe me besim në vetvete, që takon burrin e jetës së saj. Është fustani që “flet”: “E kam mendjen për biznes dhe trupin, për mëkat.” Sa e vërtetë!

 

 

 

 

 

 

 

foto 7- viktoria bekham7. Viktoria Bekham (2009)
Nga Posh Spice, te një dizenjuese e njohur mode, pa dyshim, Viktoria Bekham di të zgjedhë një fustan të bukur të zi. Asaj nuk i pëlqejnë gjërat e ngarkuara, por të thjeshtat dhe ato që nxjerrin në pah siluetën. Fustani prej sateni që ajo ka veshur, është dizenjuar nga Burberry në vitin 2009 dhe e përfaqëson siç duhet Viktorian. I kombinuar me një palë këpucë elegante, ai krijon një luk klasik.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 8- kara delvinj8. Fustani me dantella i Kara Delevin (2013)
Supermodelja e momentit, e ka veshur këtë fustan në Festivalin e Kanës së vitit që shkoi. Ai është dizenjuar nga Burberry dhe ka dantella te krahët, në gjoks dhe në shpinë, një dekolte të theksuar dhe bisht. Duke e kombinuar atë me buzët e kuqe flakë dhe flokët e rregulluara, Kara Delevin la mbresa në tapetin e kuq.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 9- kejt mos9. Fustani me pupla i Kejt Mosit (1988)
Një fustan tjetër që i ka rezistuar kohës është fustani me pupla që Kejt Mos kishte veshur në Festivalin e Kanës, në krah të Xhoni Dep. Ai është elegant, me stil dhe jo shumë serioz.

 

 

 

 

 

 

 

 

foto 10- eva green10. Eva Grin, në rolin e vajzës Bond (2006)
Një nga vajzat Bond më joshëse është Eva Grin, në rolin e Vesper Lindit, në “Kazinonë mbretërore”. Ajo mishëron gjithë tiparet klasike të vajzës Bond: E zgjuar, impulsive, e bukur dhe me stil. Eva sillet rrotull nëpër kazino me një varëse diamantësh në qafë, me kostume elegante dhe fustane të bukura mbrëmjeje, ndër të cilët, më i bukuri është ky i Versaçes, me rripa në shpinë dhe me fundin si bisht peshku (ngjitur pas trupit dhe që hapet me flutura në fund).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vuaj nga zemra! A mund të ushtrohem?

Next Post

Lori Kaçka: Durrsakja kosovare

Advertisement