Këngëtarja Vjollca Haxhiu, pas bashkëpunimit me Medën dhe Gold Ag me këngën “T’kam fiksim”, i ka mbetur fiksim edhe tregut të huaj muzikor. Kjo, sepse shtëpia diskografike turke me bazë në Gjermani, interesohet për liçencimin e dy këngëve të këngëtares. Se cilat janë këto këngë dhe emri i studios, këto do të mbeten konfidenciale përkohësisht, deri në finalizimin e marrëveshjes, ama këngëtarja do të marrë një rrugë përtej kufijve të vendit me këtë bashkëpunim.
Deri tani, kemi aktorë shqiptarë dhe misse që kanë depërtuar fuqishëm në tregun turk, si Nik Xhelilaj dhe Almeda Abazi, ndërsa tani e tutje do të jetë edhe një këngëtare, Vjollca Haxhiu, së cilës i urojmë suksese! Kujtojmë që pak kohë më parë, një tjetër këngëtare shqiptare, Big Mama, kishte tentuar të bëhej pjesë e tregut muzikor turk, por pa sukses. Atëhere këngëtarja deklaroi se nuk ka si publiku shqiptar dhe ngrohtësia e tij, ama këtë ngrohtësi të munguar te Bigu, e ka gjetur atje këngëtari Bertan Asllani, i cili po bën karrierë në Turqi, njëkohësisht si këngëtar dhe si aktor.
Advertisement