Këngëtarja Soni Malaj, është një ndër këngëtaret më të mira që kemi dhe gjatë kohës që u shkëput nga publiku për t’iu përkushtuar lindjes e rritjes së vajzës, mungesa e saj u ndje. Megjithatë, duket se ajo po i justifikon mjaft mirë mungesat, me projektet e fundit që ka realizuar. Kështu, pas angazhimit në jurinë e “X Factor”, Soni iu përkushtua muzikës. Pas këngës së fundit “Me të jeton”, me të cilën fitoi edhe çmimin e parë në Top Fest, Soni është bërë gati të sjellë këngën dhe klipin e saj më të ri. Me një luk ndryshe, ku të jep përshtypjen e një Soni “alla indiane”, ajo na paralajmëron se xhirimet e klipit të ri kanë nisur dhe se, me siguri, do të shohim një Soni që do të na sjellë një atmosferë indiane në këngën dhe klipin e saj.
Advertisement