Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
LORIK CANA PER BARAZIMIN NE FRANCE:
Si ta ndërtojmë një shtëpi me duart tona? (Vetem kujdes nga INUK-u)
Zbulohet figura në mozaikun e varrit të gjetur në Greqi

Si ta ndërtojmë një shtëpi me duart tona? (Vetem kujdes nga INUK-u)

Banesa u duhet të gjithëve, si zogjve foleja, por jo të gjithë vendosin ta ndërtojnë folezën e tyre. Së pari, sepse edhe kur kanë truallin e përshtatshëm, u duhen mjetet e duhura financiare për të blerë matërialet e ndërtimit dhe për të paguar specialistët, pra, kërkohet një investim pak a shumë i madh dhe jo çdokush i ka mundësitë financiare për një ndërmarrje të këtillë… Por, ka raste kur njeriu i ka të gjitha: Truallin, mundësitë financiare dhe nuk e ndërmerr ndërtimin e shtëpisë, si të thuash, vetëm nga “mukajeti”, ose sepse nuk i mjaftojnë dijenitë… Ja, për ata kemi përgatitur këshillat e mëposhtme, të cilat do t’i lehtësojnë shumë në këtë ndërmarrje të vështirë, por të domosdoshme…
1. Duhet ta keni të qartë ç’tip banese doni të ngrini, duke përcaktuar njëkohësisht me saktësi radhën e kryerjes së punimeve. Pra, fillimisht, ju duhet një projekt. Me siguri, edhe ju, si të gjithë njerëzit e arsyeshëm, punimet do t’i filloni nga hapja e themeleve dhe vetvetiu do të vazhdoni pastaj me ngritjen e mureve. Më në fund, punimet e brendshme, instalimi i pajiseve, etj. Për projektet tani mund të mos shpenzoni asnjë lek sepse ato i gjen me lehtësi në internet. Zgjidhni një nga gjithë projektet që u përshtatet më shumë mundësive dhe dëshirave tuaja. Me të siguruar projektin, mund të përvishni llërët për të filluar ndërtimin…
2. Në fillim (këtë mund ta bëni edhe vetëm fare) hapni themelet, thellësia e të cilave t’u përgjigjet kërkesave të projektit, sidomos përsa i përket lartësisë. Për shtëpitë njëkatëshe të tipit “elbasanllije”, për shembull, do të mjaftonte edhe një thellësi prej 70 centimetrash, por gjerësia nuk duhet të jetë kurrë më e vogël se 30-50 centimetra. Një këshillë tjetër është të keni kujdes se mos në atë vend ku ju do të hapni themelet, ka dhera të hedhura. Nëse po, duhet gërmuar, siç thotë një shprehje popullore, derisa të dalë tabani i tokës… Në themelet e hapura vendoset armatura metalike dhe pastaj hidhet betoni. Betonin për themelet mund ta blini të gatshëm, por mund ta përgatisni edhe vetë me rërë dhe çimento, si dhe me gurë të vegjël e të pastër… Themelet, së bashku me xokulaturën, qeshin ndërtuesit, janë “gjysma e punës”.
3. Pas themeleve fillon ngritja e mureve. Muret e shtëpisë mund të ngrihen me gurë, tulla, ose edhe thjesht me dru, apo me panela penobetoni. Puna me këto materiale kërkon njëfarë përvoje dhe profesionalizmi, por mund të mësohet lehtë nga secili. Rëndësi ka fakti që të sigurohen mure perpendikulare, duke e respektuar këtë kërkesë me rigorozitet të madh. Muret e shtrembra dhe me bark, nuk i qëndrojnë dot as erës e jo më lëkundjeve të tërmetit; nuk e mbajnë dot mbi supet e tyre çatinë, sado e lehtë të jetë ajo. Edhe muret mund t’i blini të gatshme, në formë paneli. Po kështu, në shumë vende, shiten pjesët përbërese të një shtëpie të gatshme (me lëndë druri dhe penobeton), të cilat mund t’i montoni vetë mbi themelet dhe platformën e betonuar.
4. Pasi të mbarojë edhe ngritja e mureve, fillojmë montimin e skeletit të çatisë, të cilën mund ta ngremë me konstruksion metalik apo prej druri dhe ta mbulojmë me fletë llamarine të trashë, pllaka bitumi, etj. Gjatë hedhjes së çatisë, është e domosdoshme të punohet vetë i dytë ose i tretë, sepse themelet mund t’i hapësh edhe vetë e muret, po kështu, ndërsa çatia kërkon patjetër më shumë se një mendje dhe dy krahë pune.
5. Etapë të pestë të punimeve mund të quajmë “punimet e brendshme”, sidomos instalimet e ndryshme të ujit dhe të korrentit elektrik, etj. Në këto punime përfshihet edhe vendosja e dritareve dhe dyerve, të cilat, natyrisht, mund të blihen të gatshme, por duke u dhënë marangozëve dimensione të sakta… Suvatimi dhe lyerja e mureve varen nga materiali i përdorur. Në rast se i kemi ngritur muret me dru të stazhionuar apo me tulla, nuk ka nevojë as për suvatim dhe as për lyerje, madje mund të themi se tani, shtëpi të tilla janë në modë në shumë vise të botës.
6. Me të mbaruar punimet e brendshme, duhet të merreni patjetër me oborrin dhe territorin përreth saj: Mbjellje pemësh, lulesh, vendosje stolash, etj. Kur të kemi mbaruar edhe këto punë, përgatitemi për të festuar hyrjen në shtëpinë e re të ndërtuar vetë, me duart tona…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

LORIK CANA PER BARAZIMIN NE FRANCE:

Next Post

Zbulohet figura në mozaikun e varrit të gjetur në Greqi

Advertisement