Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Më kërkuan për nuse
– Në ëndërr kam parë sikur erdhën dy familje të më kërkonin për nuse. Të parën e refuzova, kurse të dytën e pranova, edhe pse nuk më pëlqente, sepse nëna më thoshte: “Pranoje këtë djalë, se është i pasur”.
– Duhet të keni kujdes në kërkesat që do të keni, sepse padashur mund të bëni zgjedhjen e gabuar. Vërtet, logjika në vendime të tilla luan një rol shumë të rëndësishëm, por edhe ndjenjat e zemra kanë rolin e tyre më se të rëndësishëm. Do të keni kërkesa, ama mos hidhni një hap drejt një lidhjeje, pa qenë e sigurtë në vetvete dhe nëse nuk ndjeni asgjë për të. Ju uroj fat!

I binin flokët
– Motra ime ka parë një ëndërr që e ka shqetësuar shumë, sikur vendosi duart në kokë dhe pa që i ranë flokët. Kudo që prekte, i binte floku dhe ishte një sasi shumë e madhe që binin kudo nëpër tokë. Ndjente dhimbje dhe sikur, dikush i tha: “Lyeji me vaj ulliri që të të rregullohen flokët”. A ka ndonjë kuptim ëndrra e saj? Jam e shqetësuar për të dhe pres një parashikim. Faleminderit.
– Ëndrrat që kanë në përmbajtjen e tyre flokët, kanë shumë kuptime. Në rastin konkret, ëndrra ka lidhje me vetëlverësimin e saj dhe një gjendje psikologjike shpirtërore jo të mirë. Ajo ka humbur besimin në vetvete dhe për gjithçka tjetër. Po kalon periudhë të mërzitshme, për arsye që vetëm ajo duhet t’i dijë, por kjo do të ndikojë edhe në gjendjen e saj fizike, shëndetësore. Mund të ketë vërtet humbje të flokëve, sepse dihet që stresi ndikon në rënien e tyre, ndaj këshilla që i është dhënë në ëndërr, është me vend. Motra duhet të bëjë një ndryshim në lukun e saj, t’i presë flokët dhe t’i bëjë një trajtim vetes nga koka gjer te këmbët. Kështu, do t’i rregullohet humori dhe do të fitojë më shumë besim në vetvete.

Arrij me vonesë
– Shoh shumë shpesh ëndrra sikur bëhem vonë për në shkollë dhe nuk e gjej kohën për t’u bërë gati. Çfarë kuptimi kanë?
– Një ëndërr e tillë tregon periudhë stresuese ose jeni ju një person që e stresoni shumë veten për çdo gjë. Ju duket sikur jeni vonë për gjithçka dhe për këtë arsye, çdo gjë e zmadhoni dhe kjo nuk ju bën të ndiheni mirë me veten. Ëndrra ju këshillon t’i merrni gjërat me qetësi në çdo fushë qoftë. Si u nxitove, si u vonove, çfarë është e shkruar, do të bëhet.

Advertisement

Portofol me ujë
– Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur më ishte mbushur portofoli me ujë. A ka ndonjë kuptim, ju lutem? Faleminderit.
– Duhet të keni kujdes me shpenzimet, sepse fare papritur mund të gjendeni mes një krize financiare. Pra, kujdes!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë po i ndodh Diellit?

Next Post

Çfarë gabimesh bëj që shëndoshem?

Advertisement