Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Jemi një çift që nuk bëjmë dot fëmijë, spermatozoidët na dolën me dy bishta. Çfarë do të thotë kjo? Ne, marrëdhënien seksuale e kemi shumë të mirë.
– Një nga parametrat e një spermograme është studimi morfologjik i spermatozoidëve. Spermatozoidi ka shtatë patologji të kokës, dy patologji të pjesës së mesme dhe katër patologji të bishtit. Prania e spermatozoidëve me dy bishta është një nga patologjitë, por nuk është shkaktare kryesore e pamundësisë për të bërë fëmijë. Sidoqoftë, shoh që informacioni juaj është i turbullt, ndaj ju këshilloj një konsultë, për sqarime të mëtejshme.
– Përse burrat thonë shpesh: “Dua seks”? Duket sikur atyre nuk u interesojnë fare ndjenjat. Kur i them të dashurit tim: “Mos më thuaj “dua seks” se më ofendon”, ai qesh dhe më thotë se është normale. Ku ndryshon fjala “seks” nga fjala “dashuri”?
– Përgjithësisht, burrat janë më praktikë dhe nuk hyjnë shumë në të thella, në mendime apo analiza fjalësh, por kjo s’do të thotë që ata nuk ndjejnë. Ju jeni të lidhur dhe domosdoshmërisht, mes jush ka dashuri, por nëse duam të bëjmë dallimin mes të thënit thjesht “bëj seks” nga “bëj dashuri”, ndryshimi është vetëm në pamje të parë. Nëse ju thotë një i panjohur “dua seks”, kuptohet që ai do diçka momentale, nuk ka ndjenja. Burrat nga natyra e kërkojnë seksin, sepse kanë nevojë urgjente të kënaqin impulset e tyre seksuale. Ata e kanë më të lehtë të bëjnë seks pa hyrë në marrëdhënie të thella shpirtërore me femrat. Këtë gjë e bëjnë sepse duan të tregojnë se janë burrërorë, nuk e vrasin mendjen shumë, por në pamje të parë ama, sepse edhe ata kanë nevojë për dashuri. Për atë është normale kur jua thotë sepse e di që ju e dashuroni, ai ju do dhe nuk do ta keqkuptoni.
– Isha e lidhur me një burrë 7 vjet më të madh se unë që vetëm pse i thashë disa dëshira mbi seksin, ai më paragjykoi dhe u bë disa ditë që nuk ma hap telefonin. Jam e shokuar, si mund të më gjykojë kur ndërkohë dëshirat i kisha në lidhje me atë e jo me ndonjë tjetër? Kemi rënë në hall ne femrat; keq të shprehemi, keq të mos shprehemi…
– Më vjen vërtet keq që ka akoma njerëz të tillë. Ai duhet t’ju kishte vlerësuar akoma më shumë, sepse siç e thoni edhe vetë, ju thjesht keni shprehur dëshira në lidhje me atë, jeni treguar e lirshme dhe kjo është diçka pozitive në çift. Ndoshta ai nuk ka qenë mësuar që ju më përpara të shpreheshit kështu, por do t’ju thoja si juve, ashtu edhe femrave të tjera që mund të takojnë tipa të tillë në jetë, të përpiqen që pak nga pak apo edhe me gjeste t’i lini partnerit të kuptojë që ju pëlqen ky apo ai veprim në marrëdhënie seksuale. Kuptoni gjithashtu nevojat e tij, çfarë i pëlqen dhe shprehini dëshirat me trupin e gjestet tuaja. Atëhere, kur të bindeni se nuk do të paragjykoheni, mund edhe të flisni hapur, por pasi ta keni njohur si natyrë. Sekreti i një marrëdhënieje shumë të mirë në çift, është pikërisht të qenit vetvetja dhe të shprehurit lirshëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ju kërkojmë ndjesë!

Next Post

A drejtohen sytë?

Advertisement