Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse duhet të pini qumësht!

Qumështi është një pije ushqyese universale. Këtë e tregon edhe fakti se fëmijëve të gjirit, për rritjen e tyre të shpejtë, u mjafton vetëm qumështi i nënës dhe nuk kanë nevojë për ushqime të tjera. Qumështi u forcon atyre kockat, sistemin imunitar, e siguron organizmin e tyre me sasinë e nevojshme të vitaminave, rregullon ritmin e zemrës, u jep jetë e gjallëri dhe i zbukuron.

Qumështi është i nevojshëm edhe për shëndetin e të rriturve. Ai përmban kombinime dhe substanca ushqyese të nevojshme për jetën, të cilat mungojnë në ushqimet e tjera. Midis substancave që përmban qumështi, një vëmendje të posaçme meritojnë proteinat me cilësi që përvetësohen lehtësisht nga organizmi, si dhe vitaminat A, D, E, B2, B12, acidi folik dhe kalciumi. Ato mund të merren edhe me ushqime të tjera, pa përdorur qumështin dhe nënproduktet e tij, por jo në sasinë dhe cilësinë e duhur. Këtë duhet ta ngulitin mirë në mendje njerëzit që nuk përdorin qumësht.

Qumështi ndihmon gjithashtu për të përftuar kripërat minerale, sidomos kalciumin që i duhet gjithë organizmit, kryesisht kockave, dhëmbëve, si edhe sistemit muskular, për mirëfunksionimin e tij. Konsumimi i tri gotave me qumësht në ditë plotëson dy të tretat e nevojave të organizmit për kalcium. Në këtë fushë, vetëm lakra e bardhë mund të konkurojë me qumështin. Qumështi ndihmon së tepërmi edhe ata që vuajnë nga stomaku dhe sistemi tretës, sëmundje shumë të përhapura te njerëzit dhe që shkaktohen nga konsumimi i tepërt i yndyrnave dhe i kafesë. Qumështi ka efekt qetësues sepse proteinat dhe albuminat e tij neutralizojnë acidet që grumbullohen në stomak. Është provuar prej kohësh se qumështi dhe nënproduktet e tij parandalojnë sëmundjet inflamative, qetësojnë gjithë organizmin dhe e ndihmojnë njeriun të shmangë pagjumësinë. Një gotë qumështi para gjumit mund të zëvendësojë çdo qetësues gjumëndjellës. Kjo ndodh për shkak se qumështi përmban shumë triptofan, një substancë qetësuese, të cilën e ka edhe çokollata, frutat dhe prodhimet e drithit. Triptofani ndihmon për të prodhuar në tru serotoninën apo “hormonin e lumturisë”, që ndikon për mirë në shmangien e pagjumësisë. Qumështin e kanë quajtur me kohë burim të bukurisë. Jo më kot, mbretëreshat e Egjiptit të lashtë bënin “banjo qumështi”.

Advertisement

Ka një mendim se qumështi edhe mund të dëmtojë për shkak të laktozës (sheqeri i qumështit) që përmban. Ky mendim duhet shikuar me rezerva sepse disa produkte të qumështit përmbajnë sasi shumë të vogla laktoze, ndërsa një pjesë tjetër nuk përmban fare. Kështu, për shembull, djathi, ka shumë pak laktozë. Edhe kosi që ka pak asish, përmban gjithashtu një varg bakeriesh që ndihmojnë në tretjen e ushqimeve të tjera. Ka një mendim tjetër se, po të përdorësh shumë qumësht, shton në peshë. Në këtë thënie ka sigurisht një pjesë të së vërtetës, por kjo varet nga sasia që konsumon dhe prirja individuale e organizmit.

Megjithatë, edhe qumështi “ka ato të vetat”: Ai nuk ta shuan etjen, por po t’i vëmë në balancë të metat e qumështit, ato as që mund të krahasohen me epërsitë e tij, prandaj pini qumësht; ai është shumë i dobishëm për organizmin tuaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për cilën pjesë të trupit kanë komplekse gratë?

Next Post

AHMETAJ LEZETOHET NGA DAJAKU I RUÇIT

Advertisement