Një grup specialistësh të Universiteteve të Oksfordit dhe të Birmingamit bënë për një kohë të gjatë kërkime dhe mblodhën shumë të dhëna për ndikimin e të qeshurit gjatë këtyre 67 viteve të fundit, në jetën e përditshme të njerëzve. Ata zbuluan se në shumicën e rasteve, e qeshura ndikon për mirë në shëndetin e njerëzve. Gjatë eksperimenteve në një pavion shkuan artistë komikë dhe i bënë për të qeshur gratë e sëmura që ishin shtruar atje. Pas kësaj, ato kaluan në EKO dhe rezultatet ishin të kënaqshme, e qeshura kishte ndikuar për mirë në shëndetin e tyre.
Ndërkaq, gjatë kërkimeve të tyre, shkencëtarët anglezë patën raste kur njerëzit, si i thonë fjalës, u gajasën nga e qeshura deri në atë masë sa shkuan buzë varrit. Kështu ndodhi, për shembull, me nja dy epileptikë dhe astmatikë… Ata qeshën aq shumë saqë u plasi barku dhe zemra, me kuptimin e plotë të kësaj fjale dhe u gajasën në atë shkallë sa, po të mos ndërhyhej shpejt, mund të vdisnin. Këto nuk janë hamendje: Shkencëtarët rregjistruan edhe disa raste të tjera kur gjatë të qeshurit të papërmbajtur, një gruaje i “plasi zemra” dhe ajo mbaroi. Si përfundim, shkencëtarët rekomandojnë: Qeshni, por me masë!