Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

NDRYSHIMI I VIPAVE: ELVANA

NDRYSHIMI I VIPAVE
Operacione, ndryshime, hapa përpara ose… mbrapa

Personazhet që vlejnë të bëhen pjesë e kësaj specialeje janë të shumtë, por ne po ju sjellim vetëm disa prej tyre, ata që janë përfolur më shumë për metamorfozën që kanë pësuar ndër vite. Rrugëtimi i tyre: Fëmijë-adoleshent-i rritur shoqërohet me një histori që secili e mbart me vete. Sado të rritet, sado të ndryshojë, e kaluara është dokumentuar jo vetëm në mendjen e tyre, por edhe në foto dhe në video, pjesa më e madhe e të cilave shikohen ende sot. Prandaj, shumë të vërteta që vetë VIP-at i mohojnë përsa u përket ndryshimeve në pamjen e tyre, janë tepër të dukshme në fotot që qarkullojnë. Ne kemi kërkuar e kërkuar aq shumë për të mësuar edhe detaje rreth fëmijërisë së tyre, për t’ia shoqëruar këto ndryshimeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar ata edhe në paraqitje për ta kompletuar kështu kornizën e “historisë” së secilit prej tyre që shihni sot, ndaj do të na duhet më shumë se një numër gazete, për t’jua prezantuar… Ju ftojmë të na ndiqni, se kemi plot kuriozitete për t’ju thënë!

elvana copy Elvana GjataA ishte Elvana, kjo që është?
Po e nisim këtë speciale me metamorfozën që ka pësuar këngëtarja Elvana Gjata gjatë viteve. E mbani mend Elvanën e “Etheve”? Ajo ka bërë shumë rrugë për të arritur këtu ku është sot. Fëmijëria e saj ka qenë e varfër materialisht, por shumë e pasur me dashurinë e familjes së saj. Babi i Elvanës ka qenë dhe është prind që di të ndërthurë rreptësinë e një ushtaraku me tempin e një njeriu mjaft gazmor dhe të dashur. Kur Elvana ishte e vogël, nuk kishte ndonjë marrëdhënie të ngushtë me babin, por tani, tregon se janë afruar shumë. Si fëmijë i lëvizur dhe i shkathët që ka qenë, ajo ka ngrënë edhe ndonjë dackë të vogël, por babi e ka qortuar me së shumti me shikimin dhe fjalët e tij. Nëse doni të dini më shumë për fëmijërinë e Elvanës, ju themi se ajo ka qenë si çun, nga ata fëmijë që merrnin rolin e komandantit, por nga ana tjetër, organizonte koncerte në lagje, sajonte me shoqet një skenë me tulla dhe mbildhte spektatorë…
Në këtë “skenë”, Elvana ka marrë “fitimet” e para si artiste, duke mbledhur 10 lekësha dhe 20 lekësha, sepse këndonte këngë të Laura Pauzinit. Ku i ka çuar ato para? E thjeshtë, hante ëmbëlsira!
Për Elvanën ka qenë e vështirë të futej në muzikë sepse familja e saj ishte e varfër dhe vështirë që ata të shpenzonin edhe për një tjetër vajzë muzikante (motra e saj është marrë me muzikë, gjithashtu). Pastaj, prindërit e saj kanë qenë gjithmonë kundra që ajo të këndojë, por fati i saj i mirë, ishte që kontaktoi Florin, i cili iu përkushtua goxha suksesit të Elvanës, duke e vlerësuar talentin e saj.
Por, ne e kemi “ftuar” Elvanën në këtë rubrikë për të folur, përveç këtyre ndryshimeve, edhe për ndryshimet e shumta në paraqitjen e saj. Shumë është përfolur për operacione plastike, të cilat ajo vetë nuk i ka pranuar kurrë. Persona të afërm me Elvanën pohojnë se ajo ka bërë disa ndërhyrje të vogla, por nuk e ka tepruar me to, prandaj edhe nuk bie shumë në sy. Ndërhyrjet e Elvanës flitet se janë: Tërheqje sysh, ndërhyrje në buzë dhe një tjetër, në gjoks.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më tregoni disa metoda për të mos ngelur shtatzënë

Next Post

Vazhdoj të vuaj për të

Advertisement